Ylli i filmit “Terminator” thotë se nuk është i gatshëm që t’i përkrahë përdoruesit dhe shitësit e drogës, por ai mendon se është koha e duhur që të bëhet një debat zyrtar për çështjen e drogës, sepse kjo mund ta ndihmonte krizën financiare.

“Unë jam gjithmonë pro një debati të hapur. Duhet të studiojmë me kujdes veprimet e shteteve të cilat e kanë legalizuar marihuanën dhe drogat tjera dhe çfarë efekti ka pasur ky veprim në ato shtete”, ka thënë Schwarzenegger.