Schumacher zgjohet nga koma

Legjenda e Formula 1 është larguar nga klinika universitare në Grenoble, për të vazhduar shërimin në një spital tjetër.
Sipas Bild, Schumacher tash i dëgjon zërat dhe reagon ndaj prekjes.
“Ai mund të komunikojë me ambientin, sidomos me gruan e tij Corinna dhe fëmijët”.
“Tash gjendja e Schumacher konsiderohet stabile aq sa ai nuk ka nevojë për ndihmën e specialistëve në Grenoble”, thuhet në njoftimin e gazetës.
“Ai nuk është më në koma”, thuhet në komunikatë dhe familja e Schumit i ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur dhe ka kërkuar mirëkuptim nga gazetarët që të mos ndërhyjnë gjatë trajtimit të tij të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































