LAJMI I FUNDIT:

Schulz: Nuk do të gjunjëzohem para Erdoganit

Schulz: Nuk do të gjunjëzohem para Erdoganit

Gati një javë para zgjedhjeve të Bundestagut, kandidati për kancelar i SPD-së, Martin Schulz, ka shprehur kritika të forta kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ka pak kuptim për momentin të flitet me presidentin Erdogan”, tha ai.


Schulz është shprehur disa herë për dhënien fund të negociatave të anëtarësimit me qeverinë në Ankara. Në rast nevoje, ai u shpreh se do të dorëzonte edhe bashkëpunimin me Turqinë për refugjatët.

“Sidoqoftë nuk do të bie në gjunjë para Erdoganit. Nuk duhet të lejosh të të bëhet presion”, shtoi Schulz.

Ai bëri të qartë se në rast se bëhet kancelar, do të bisedojë më vendet e BE që të refuzojnë të pranojnë refugjatë.

Pak ditë para zgjedhjeve, Schulz qëndron në sondazhe shumë pikë pas kancelares Angela Merkel. Por, kandidati socialdemokrat nuk do të dorëzohet. Ai sulmon drejtpërdrejt Merkelin: “Angela Merkel menaxhon vetëm gjendjen siç është, sipas motos: një vend në të cilin jetojmë mirë dhe me dëshirë. Po, e vërtetë. Ne jetojmë në këtë vend mirë dhe me dëshirë. Por, duam edhe nesër të jetojmë mirë dhe me dëshirë. Prandaj, duhet t’i thuhet popullit: Në ç’drejtim po shkojmë?”

Sipas tij, politikës shpesh i mungon guximi t’u thotë njerëzve që në një botë që po ndryshon me kaq shpejtësi, asgjë nuk do të mbesë si më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori