LAJMI I FUNDIT:

Scholes e krahason me Hazardin, Pulisic e merr si kompliment por thotë se nuk e ka model lojën e belgut

Scholes e krahason me Hazardin, Pulisic e merr si kompliment por thotë se nuk e ka model lojën e belgut

Christian Pulisic është ndihet i lavdëruar nga krahasimet me Eden Hazard të bëra nga legjenda Paul Scholes, por anësori sulmues i Chelseat ka thënë se loja e tij nuk është modeluar nga asnjë lojtar.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara po punon në kthimin e tij në gjendje të plotë fizike pas një kohe zhgënjyese me dëmtime, por ai bëri përshtypje te Paul Scholes gjatë humbjes së Chelseat ndaj Wolves më parë gjatë muajit.

“Ai është një lojtar i mirë, apo jo? Ben Chilwell gjithashtu ka qenë një kërcënim dhe Mason Mount. Por ky djalosh, Pulisic, duket gjëja më e afërt me Eden Hazard”.


“Ai ka një ritëm të vogël, qendra e tij e gravitetit është e ulët, ai mund të endë duke dribluar lojtarë dhe është kreativ”, ka thënë Scholes për Amazon Prime.

Lampard: Ndikimi i Pulisicit te Chelsea i ngjashëm me të Hazardit
Lexo po ashtu Lampard: Ndikimi i Pulisicit te Chelsea i ngjashëm me të Hazardit

Hazard ngriti karrierën e tij në lartësi të mëdha gjatë kohës së tij në Chelsea dhe Pulisic është i vetëdijshëm për arritjet e sulmuesit të Real Madrid në Stamford Bridge.

“Është një kompliment i madh. Siç kam thënë më parë, Hazard ishte një lojtar i madh për këtë klub dhe unë kurrë nuk do të përpiqem ta krahasoj veten me të, por që vjen nga një njeri si Paul Scholes është një kompliment i madh”, ka thënë fillimisht Pulisic për faqen zyrtare të Chelsea.

“Nuk ka asnjë lojtar mbi të cilin modeloj lojën time. Më pëlqen të marr shumë gjëra nga lojtarë të ndryshëm. Kam mësuar shumë nga loja e Hazard, duke e shikuar atë dhe duke parë pikat kryesore të tij, dhe ka shumë lojtarë të tillë. Po përpiqem të mësoj çdo ditë”.

Momentet e Christian Pulisic ndaj Liverpoolit e dëshmoi atë se pse amerikani po konsiderohet si Eden Hazard i ri në klubin londinez
Lexo po ashtu Momentet e Christian Pulisic ndaj Liverpoolit e dëshmoi atë se pse amerikani po konsiderohet si Eden Hazard i ri në klubin londinez

“Kam luajtur në të dy krahët shumë. Mund të jem shumë efektiv në krahun e majtë, por ka edhe shumë gjëra të mira që mund të bëj në të djathtë”.

“Jam duke mësuar të luaj të dy krahët dhe jam rehat me të dy dhe kudo në pjesën e sulmit. Kur marr topin më pëlqen të mendoj se mund të jem akoma i rrezikshëm”, përfundoi ylli amerikan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori