Scarlett Johansson ka zbuluar një nga rregullat e saj të rrepta të prindërimit për të mbajtur vajzën e saj, Rose Dorothy, të sigurt.

Pavarësisht se ajo vetë e bëri debutimin profesional në moshën tetëvjeçare, në një shfaqje off-Broadway, aktorja 40-vjeçare shpjegoi se nuk është ende gati që vajza e saj 10-vjeçare të hyjë në qendër të vëmendjes.


Megjithëse vajza e vogël ka shprehur interes për të krijuar përmbajtje për markën e kujdesit të lëkurës së nënës së saj, The Outset, ylli i Black Widow pranoi se e ka refuzuar menjëherë këtë ide.

Gjatë një interviste për revistën InStyle, aktorja theksoi se u jep përparësi 'anonimatit' dhe 'privatësisë' së fëmijëve të saj, më shumë sesa të perceptohet si një nënë “moderne”.

Johansson tregoi për një bisedë të fundit me Rose, e cila i kishte thënë se 'do të donte të bënte video për The Outset'.

Pasi ajo e kishte refuzuar idenë, Johansson tha se vajza e saj i kishte kërkuar arsye.

Përveçse i shpjegoi se është ende shumë e vogël, nëna e dy fëmijëve tha: 'Gjithë ideja e të qenit një figurë publike mund të duket argëtuese dhe emocionuese, por në momentin që bëhesh i njohur nuk mund ta rikthesh më në gjendjen e mëparshme.'

Nga përvoja e saj personale, pas më shumë se tre dekadash në industrinë e argëtimit, dy herë e nominuara për Oscar reflektoi se fama vjen me një 'humbje të madhe'. /Telegrafi/