LAJMI I FUNDIT:

Scarlett Johansson po lanson një markë bukurie

Scarlett Johansson po lanson një markë bukurie

Ylli do të bashkohet me Najafi Companies, një firmë që po investon midis 5 dhe 10 milion dollarë në markën ende pa emër, sipas një raporti.

Dihet shumë pak për iniciativën, dhe është ende e pa qartë nëse linja do të përfshijë produktet kozmetike ose ato për kujdes lëkure apo të dyja. Sido që të jetë, do të jetë hapi i parë i yllit si një sipërmarrëse.

Johansson ka qenë më parë një ambasadore e markës L’Oreal Paris, si dhe një modele për linjën e aromës Dolce & Gabbana, The One. Në këtë rast, megjithatë, ajo do të jetë themeluese dhe kryetare e ndërmarrjes së re.


“Disa vjet më parë, unë bëra një hap prapa nga marrëveshjet e mia të bukurisë me qëllimin për të krijuar diçka të vërtetë për mua. Rezultati është një qasje e pastër, e arritshme për bukurinë”, tha Johansson në një deklaratë, sipas raportit në Women’s Wear Daily.

Marka e Scarlett pritet të dalë në fillim të vitit të ardhshëm, sipas raportit. Johansson caktoi Kate Foster si shefe ekzekutive sipas profilit në LinkedIn të Foster. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Këshilla për prindër
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Këto janë mënyrat me të cilat mund të zbuloni nëse keni zgjedhur partnerin e duhur për jetën

Këto janë mënyrat me të cilat mund të zbuloni nëse keni zgjedhur partnerin e duhur për jetën

Në çift
Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Në çift
Kalo në kategori