LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u sot mbledh Këshillin Drejtues, vendoset nëse do të ketë grevë në arsim

SBASHK-u sot mbledh Këshillin Drejtues, vendoset nëse do të ketë grevë në arsim
Foto: Arkiv

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot nga ora 14:00, pritet ta mbledh Këshillin Drejtues.

Ky këshill i SBASHK-ut pritet ta marrë vendimin, nëse do të ketë grevë, apo do të vendoset për hapa të tjerë.


“Ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 10.01.2019 në ora 14:00, në zyrat e veta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka ftuar në mbledhjen e jashtëzakonshme Këshillin Drejtues, ku në mbledhje do të jenë prezentë edhe të gjithë Kryetarët e Sindikatave Komunale si dhe atyre të Universiteteve, në të cilin takim do të diskutohet për këto çështje”,thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj gjatë ditës së djeshme deklaroi për Telegrafin, se me shumë gjasë do të ketë grevë nga 14 janari.

“Gjasat janë shumë të mëdha që më 14 janar të ketë grevë. Dje ishte takim i vullnetit të mirë por nuk ka asgjë konkrete. Greva do të jetë e përgjithshme duke filluar nga çerdhet, e deri te Universiteti. Nuk do të ketë proces të punës e as mësim. Administrata në fakultete nuk do të punojë. Dhe sa do të zgjasë greva varet nga institucionet e Kosovës, pasi me pas vullnet ata kjo temë mund të mbyllet për 1 ditë në mënyrë që kërkesat tona të plotësohen”, deklaroi një ditë më parë Jasharaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori