LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Qeveria duke i ikur dialogut do të përballet me reagime e veprime sindikale

SBASHK-u: Qeveria duke i ikur dialogut do të përballet me reagime e veprime sindikale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK) ka kërkuar disa herë që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me ministrin e Financave Hekuran Muratin dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të gjetur me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit si dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Qeveria duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet  e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm.


“SBASHK ka bërë përpjekje tani e sa kohë duke dërguar shkresa zyrtare që të takohet me Kryeministrin Kurti dhe me Ministrin Murati e Ministren Nagavci me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e tërë sektorit të arsimit  dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë. Kujtojmë se Qeveria, edhe përkundër agjendave të  ngjeshura, duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet  e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm  dhe të SBASHK-ut si sindikata me madhe numerikisht  dhe më e fuqishmja për nga angazhimet dhe aktivitetet”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur tutje në njoftim, Kurti, Murati dhe Nagavci nuk kanë gjetur kohë që të takohen me SBASHK-un.

“Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati nuk i janë përgjigjur kërkesave të SBASHK-ut për takime e për dialog e kohëve të fundit sikur edhe Ministrja Nagavci po zgjedh të njëjtën mënyrë dhe merr vendime aty për aty e pa u konsultuar e pa pasur dialog  me SBASHK-un si përfaqësuesin e vetëm të të punësuarve që nga çerdhet e deri edhe në Universitetet e Kosovës dhe në  sektorin e kulturës”.

Ata përmes këtij njoftimi thonë se Kurti e Nagavci duhet ta dine se punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime  dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut.

“Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe Ministrja Nagavci le ta dinë se punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime  dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut e të cilat janë të obliguara të angazhohen për gjetjen e zgjedhjes meritore për  to dhe do të ishte mirë që kjo të bëhet me dialog.  SBASHK-u në kërkesat zyrtare drejtuar Kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci u ka shpjeguar edhe çështjet që duhet debatuar sepse janë kërkesa të punëtorëve të arsimit e kulturës”, thuhet tutje në njoftim.

Mirëpo, siç thonë nga SBASHK-u gatishmëria e Qeverisë për takime e dialog deri tani ka munguar dhe sipas tyre nëse Kurti, Murati e Nagavci arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura mund të vie deri te veprimet e tyre sindikale.

“Nëse vazhdojnë të arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura dhe i ikin takimeve e dialogut me SBASHK-un për çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit e kulturës, atëherë mund të vi deri të kërkesa e anëtarësisë  për veprime sindikale, duke nisur mbase me kundërshtimin për zgjatjen e vitit shkollor dhe kërkesa të tjera, të cilat organet udhëheqëse të SBASHK-ut  do t’i zbatojnë në përpikëri, por përgjegjësinë për gjendjen që do të krijohet do ta kenë ata që po i ikin takimeve dhe dialogut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori