LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u i palëkundur: Nuk i marrim parasysh deklaratat e Komisionit për Arsim për kompensimin e orëve

SBASHK-u i palëkundur: Nuk i marrim parasysh deklaratat e Komisionit për Arsim për kompensimin e orëve

Në Komisionin për Arsim sot është diskutuar për kompensimin e orëve për shkak të grevës që ndodhi në janar.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi se bashku me anëtarët kërkuar nga sindikata që ta rishqyrtoj vendimin e saj dhe të mundësohet kompensimini orëve të mësimit të humbura në janar.
Madje anëtarët e komisionit e konsideruan të papërgjegjshëm kundërshtimi e vendimit të MASHT-it nga SBASHK-u.


Komisioni për Arsim kërkon kompensimin e orëve të mësimit
Lexo po ashtu Komisioni për Arsim kërkon kompensimin e orëve të mësimit

Por, pavarësisht këtyre deklaratave, SBASHK del të jetë i palëkundur në vendimin e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Telegrafin se SBASHK-u nuk po bënë shkelje dhe se është duke u mbështetur në ligjin për grevën.

“Ne dje kemi pasur takim me kryetarin e Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshin ku morëm informatën se komisioni është duke punuar që ta kemi një takim me palët tona dhe MASHT-in. Lidhur me atë se çfarë ka kërkuar komisioni parlamentar nuk mund të ndikoj tek ne, sepse ne po kërkojmë vetëm që të respektohet ligji. Ne po presim dhe iu bëjmë apel edhe palëve tjera që të persin verdiktin apo vendimin meritor nga Gjykata, ku pastaj të gjitha palët pastaj janë të obliguara që ta zbatojnë”, ka thënë ai.

Jasharaj ka theksuar se orët nuk do të kompensohen njëherë.

“Ne njëherë nuk do t’i kompensojmë orët njëherë, dhe këtë vendim e kemi të mbështetur me ligj dhe nuk po bëjmë shkelje. Ne edhe para këtij komisioni do të mbajmë të njëjtën pozitë duke respektuar vendimin e Këshillit Drejtues, i cili na obligon ta zbatojmë këtë vendim dhe presim se çfarë vendimi do të marr Gjykata”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori