LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u insiston në anulimin e vendimit të MASHT-it për zëvendësimin e orëve të humbura

SBASHK-u insiston në anulimin e vendimit të MASHT-it për zëvendësimin e orëve të humbura

Pas kthimit të rastit në rigjykim, të enjten, ka përfunduar gjykimi në çështjen ku Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes padisë kërkon anulimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës.Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, më 14 maj 2019, e kishte refuzuar si të pabazuar padinë e SBASHK- ut, duke e lënë në fuqi vendimin e MASHT- it, për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës.

Por, pas ankesës ndaj këtij aktgjykimi të ushtruar nga SBASHK-u, Gjykata e Apelit kishte prishur aktgjykimin e shkallës së parë, duke aprovuar si të bazuar padinë dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje, raporton “Betimi për Drejtësi”.Gjatë seancës së mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka prezantuar përfaqësuesi i SBASHK-ut, Blendor Shatri, i cili ka deklaruar se mbetet prapa kësaj padie, duke kërkuar anulimin e vendimit të MASHT-it, të cilin e ka quajtur si të pabazuar në ligj.Ai i ka propozuar gjykatës që pas administrimit të provave, duke u bazuar në dispozitat ligjore, këtë padi ta aprovojë dhe vendimin e MASHT-it ta anulojë në tërësi si të pabazuar në ligj.


Kjo me arsyetimin se sipas tij, SBASHK-u konsideron se MASHT-i ka të drejtë të nxjerr vendime, mirëpo këto duhet të jenë të bazua në dispozita ligjore.Në rastin konkret, sipas tij, zëvendësimi i orëve të humbura me grevë, nuk ekziston në asnjë ligj dhe dispozitë ligjore në Republikën e Kosovës.Në këtë seancë, nuk ka prezantuar askush nga MASHT-i, ndonëse të njëjtit ishin ftuar me rregull për seancë, dhe mungesën nuk e kishin arsyetuar.Pas administrimit të provave, është dhënë fjala përfundimtare, ku përfaqësuesi i SBASK-ut, Blendor Shatri, ka deklaruar se sa i përket udhëzimit administrativ të dorëzuar, sipas tij është shfuqizuar baza ligjore me të cilën është nxjerrë ai.Sipas tij, meqenëse baza ligjore e këtij udhëzimi është shfuqizuar, edhe udhëzimi administrativ duhet të konsiderohet i shfuqizuar apo i pabazuar në ligj.Për fund, ai ka shtuar se qëndron në tërësi pranë deklarimeve me propozimin që vendimi i MASHT-it të anulohet në tërësi si i pabazuar në ligj.Gjykatësja Arjeta Sadiku, ka thënë se pas përfundimit të gjykimit në këtë rast, palët do të njoftohen me kohë lidhur me vendimin.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, më 14 maj 2019 kishte refuzuar si të pabazuar padinë e SBASHK-ut, duke e lënë në fuqi vendimin e MASHT- it, për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës.Por, pas ankesës ndaj këtij aktgjykimi të ushtruar nga SBASHK-u, Gjykata e Apelit kishte prishur aktgjykimin e shkallës së parë, përmes aktvendimit kishte aprovuar si të bazuar padinë e paditësit dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje.Apeli kishte konstatuar se vendimi i të paditurës është i pabazuar në ligj, dhe nuk përmban referenca të detyrueshme ligjore.

“Kolegji i kësaj gjykate pikëpamjet juridike të Gjykatës së shkallës së parë, nuk mund ti përkrah si të rregullta dhe të ligjshme për arsyeje se, arsyet në të cilat bazohet për faktet vendimtare lidhur me mënyrën e vendosjes janë jo të qëndrueshme dhe në kundërshtim me faktet të cilat i thekson paditësja në ankesë, ngase është fakt i pamohueshëm se gjykata e shkalës së parë ka vendosur duke zbatuar të drejtën materiale në mënyrë të gabuar, ashtu si organi i paditur” thuhet ndër të tjera në vendimin e Apelit. Ndërsa gjykata e shkallës së parë, kishte refuzuar padinë e paditësit si të pabazuar duke e lënë në fuqi vendimin e MASHT-it.Në vendimin e kësaj gjykate, të cilin e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhej se vendimi i MASHT-it është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se kompensimi i orëve të humbura me rastin e grevës ka për qëllim zhvillimin arsimor të nxënësve dhe aftësimin e tyre social dhe profesional, kjo në përputhje me parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar të përcaktuara me Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

Ky aktgjykim ishte marr nga gjykatësja Arjeta Sadiku, ku thuhet se vendimi MASHT-it nuk është diskriminues, e as ndëshkues për paditësin, e as mësimdhënësit të cilët janë të obliguar me këtë vendim.Padia për këtë rast ishte ushtruar pasi që MASHT-i, më 27 shkurt 2019, kishte marr vendim për zëvendësimin e orëve të humbura për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit para universitar publik, si pasojë e grevës.Në vendimin e MASHT-it thuhej se orët e humbura do të zëvendësohen pesë ditë gjatë pushimit pranveror, pesë ditë gjatë vitit shkollor dhe për pesë ditë do të zëvendësohen pas përfundimit të vitit shkollor.Por, kundër këtij vendimi kishte qenë SBASHK-u, ku përmes padisë së ushtruar në gjykatë më 4 mars 2019, kishte kërkuar anulimin e këtij vendimi, me pretendimin se ai është i kundërligjshëm.Përkundër pretendimeve të palës paditëse, gjykata ka lënë në fuqi vendimin e atakuar, me arsyetimin se i njëjti është i bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, dhe se MASHT-i mban përgjegjësi kryesore për planifikimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë në sistemin e arsimit parauniversitar.

Për më tepër, në aktgjykimin e shkallës së parë thuhej se në pamundësi të kompensimit të orëve të parealizuara, mësimdhënësi është i obliguar të gjej formën e përshtatshme për realizimin e objektivave përkatëse të nxënies.Sipas gjykatës, kompensimi i orëve është përgjegjësi e vetë mësimdhënësit, e që në rastin konkret me vendimin e të paditurës është përcaktuar forma e kompensimit të orëve të humbura.“Mbi këtë bazë, gjykata vlerëson se vendimi i të paditurës i goditur me padi është vendim i drejtë dhe i ligjshëm, sepse i njëjti është marr pas vërtetimit të të gjitha fakteve relevante, konform dispozitave ligjore në fuqi” thuhej në aktgjykimin e mar më 14 maj të ëtij viti.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 4 mars 2019, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka kërkuar anulimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës.Kjo pasi që me vendimin e SBASHK-ut, të datës 10 janar 2019, të gjitha institucionet arsimore në Kosovë kishin qenë në grevë nga data 14 janar, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës sipas Ligjit për Paga.E lidhur me orët e humbura me rastin e grevës, MASHT-i, më 27 shkurt 2019, kishte nxjerr vendim për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës, ku sipas këtij vendimi, orët e humbura do të zëvendësohen pesë ditë gjatë pushimit pranveror, pesë ditë gjatë vitit shkollor dhe për pesë ditë do të zëvendësohen pas përfundimit të vitit shkollor.

Por, me një vendim të tillë nuk ishte pajtuar SBASHK-u, pasi që sipas kësaj sindikate, ky vendim kishte qenë në kundërshtim me Ligjin për Grevat dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.Të pakënaqur me këtë vendim, SBASHK-u kishte ushtruar padi, me ç ‘rast kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, anulimin e këtij vendimi. /Betimipërdrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori