LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Të tërhiqet Projektligji i Pagave dhe të ndihmohet ushtria e Kosovës

SBASHK: Të tërhiqet Projektligji i Pagave dhe të ndihmohet ushtria e Kosovës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kërkon tërheqjen e Projektligjit për Pagat.

Sindikata përmes një njoftimi për media thotë se buxheti prej dhjetëra milionë eurove shtesë që duhen për Ligjin e Pagave të dedikohen për ushtrinë e Kosovës për të blerë një pjesë të mjeteve të domosdoshme.


“Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndjeheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon ushtrinë e shtetit të tyre”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

SBASHK kërkon që për një vit mos të ketë ngritje pagash që nga presidenti e deri te njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës, në shërbim e në përkrahje konkrete të Ushtrisë së Kosovës.

“Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Yagcilar në pjesën e parë të vitit 2019 do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të behej Ligj që vërtetë do të bënte nivelizim pagash e jo siç është ky versioni aktual që për dikë është nënë e për dikë njerkë”, përfundon deklarata e SBASHK-ut. /Telegrafi/