Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, SBASHK dje në orët e pasdites ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut, nga i cili takim në mënyrë unanime u kërkua që të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen as të shtunave, as pushimit pranveror e as në fund vitit.
“Pavarësisht që vendimi i gjykatës mund të vonohet me vite, kjo vendosmëri e udhëheqësve sindikal dhe kryesisë së SBASHK-ut qëndron në bindjen e tyre se asnjë dokument juridik nuk na obligon mbajtjen e orëve të humbura gjatë grevës e aq më tepër ku secili mësimdhënës në kontratën individuale të punës ka për obligim ti mbajë 20 orë mësimore në javë e këto 20 orë mësimore të realizohen nga e hëna deri të premten.
Gjatë raportimit nga kryetaret e sindikatave komunale u vërejt se një numër i komunave përmes drejtorëve të arsimit dhe drejtorëve të shkollës janë duke u bërë presion mësimdhënësve por edhe nxënësve në forma të shantazheve për t’i detyruar që të mbahet mësimi ditëve të vikendit ( të shtunave).
Përmes kësaj komunikate edhe njëherë u drejtohemi udhëheqësve komunal, gjegjësisht kryetarëve të komunës dhe drejtorive arsimore që mos të bëjnë presion tek mësimdhënësit për mbajtjen e orëve gjatë ditës së shtunë sepse ata kështu po shkelin kontratën e punës që e kanë lidhur vetë komunat me punëtorët e arsimit e siç e cekëm më lartë mësimdhënësit duhet ti mbajë 20 orë mësimore në javë”, thuhet në njoftimin për media.
SBASHK-u i siguron mësimdhënësit se do të jetë i vendosur që të drejtën e tyre për mos kompensimin e orëve mësimore gjatë grevës do ta mbrojë deri në fund dhe se kërcënimet që do t’ju ndalen mëditjet nëse nuk punohet të shtunën nuk kanë asnjë bazë ligjore por janë vetëm kërcënime për të tentuar që përmes frikës t’i detyrojnë mësimdhënësit të punojnë.
Gjithashtu ata kanë kërkuar nga kryetarët e shoqatave sindikale që të jenë këmbëngulës në zbatimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.
“Apelojmë te anëtarët e SBASHK-ut që të jenë unik në zbatimin e vendimeve të organeve të SBASHK-ut ashtu siç ishin unik edhe gjatë realizimit të grevës.
I bëjmë apel ministrit Bytyqi, që ta tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, sepse ky vendim e ka çrregulluar procesin mësimor edhe gjatë ditëve tjera të punës.
Falënderojmë disa këshilla të prindërve që përkrahin vendimin e SBASHK-ut që mos të zëvendësohen orët mësimore gjatë vikendit por edhe gjatë pushimit pranveror dhe i sigurojmë prindërit se anëtarësia e SBASHK-ut , pra mësimdhënësit e fëmijëve tuaj, do të japin maksimumin e mundshëm që fëmijët tuaj të arrijnë njohurit e parapara për këtë vit shkollor, por jo duke punuar vikendeve dhe pushimit pranveror sepse për humbjen e këtyre orëve mësimore mësimdhënësit nuk janë fajtor”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do t’i “shpëtojë” Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Bashkëshorti i ministres Brahimaj, i përfshirë në konflikt të dhunshëm ndaj një drejtuesi të Agjencisë së Kredive
Partitë i rikthehen fushatës, kërkojnë vota për zgjedhjet e 8 majit
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre