LAJMI I FUNDIT:

SBASHK kërkon korrigjimin e Ligjit për Paga

SBASHK kërkon korrigjimin e Ligjit për Paga

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mbajtur sot protestë me kërkesë korrigjimin e Ligjit për Paga.

Me parullat “Duam vend meritor në ligjin e pagave”, “Kryeministër dhe ju ministra mendoni për ne”, “Ju nuk do të ishit pa ne”, “Deputetë mos lejoni të mbyllen shkollat”, marshi protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit kanë adresuar kërkesat e tyre.


Protestuesit thanë se pa arsim, ardhmëria e një vendi është e errët. Në emër të 27 mijë të punëtorëve të arsimit e Kulturës, ata kërkuan vend meritor në Ligjin e Pagave, raporton KP.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se po protestojnë për ta shprehur zhgënjimin lidhur me Ligjin e Pagave që u aprovua para disa ditësh.

Kjo protestë është alarm i fundit drejt qeverisë për ta korrigjuar Ligjin e Pagave.

Ai tha se nëse Qeveria nuk do t’i përmbushë kërkesat, do të vazhdojnë me grevë.

Kurse Atdhe Hykolli, nënkryetar i BSPK-së, lexoi letrën ETUCE, e cila përfaqëson 132 sindikata të arsimit.

Ai tha se propozimet e sindikatave nuk janë marrë në konsideratë. Ai tha se pagat e ulëta janë faktor që ndikon në përzgjedhjen e profesionit te të rinjtë.

Kurse profesori Avni Ajdini nga BSPK, tha Qeveria e ka harruar punën e mësuesve në vitet e 90-ta.

Ai kërkoi nga kryeministri që të marrë hapa konkretë dhe jo premtime.

“Ne kërkojmë vepra, jo fjalë”, ka thënë Ajdini.

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut, tha se kërkesa e SBASHK-ut drejtuar kryeministrit dhe qeverisë, janë që të tërhiqet projektligji për paga, të ngriten koeficienti për paga, të zbatohen kontratat kolektive.

Ajo tha se në të kundërtën, ata do të vazhdojnë me veprime sindikale.

Protesta u mbyll nën thirrjen “S’bashku!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori