LAJMI I FUNDIT:

Satelitët shqiptarë në hapësirë, të dhënat mund të ndahen edhe me kompanitë private

Satelitët shqiptarë në hapësirë, të dhënat mund të ndahen edhe me kompanitë private

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha sot se satelitët që Shqipëria ka dërguar në hapësirë mund të sigurojnë informacion edhe për kompanitë private që do të shfaqin interes.

“Pasi të kemi ndërtuar procedurën, mund ta hapim për përdorim edhe për investitorët privatë të interesuar”, tha ministri gjatë një konference për mediat të premten, teksa raportoi disa vendime të marra nga qeveria.

Satelitët janë ngritur në fluturim në janar të këtij viti dhe Peleshi tha se janë marrë edhe imazhet e para. “Çdo javë, të paktën katër ditë në javë, marrim imazhe të cilat përpunohet nga Agjencia për Informacionin Gjeohapësinor”, tha ai.


Peleshi tha se imazhet më pas përpunohen më gjuhën e kuptueshme nga çdo institucion, por gjithsesi sipas tij procesi i edukimit të këtyre institucioneve për të kuptuar dhe vënë në përdorim të dhënat satelitore kërkon kohë.

“Ne bëjmë takime të disa niveleve të këtyre institucioneve që mund të përdorin imazhet. Gjithë projekti i blerjes së shërbimit satelitor është bërë që në gjeneze në përputhje me interesat e institucioneve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori