LAJMI I FUNDIT:

Sarri fton një lojtar shqiptar për ndeshjen ndaj Milanit – mungojnë Higuain, Chiellini dhe Ramsey

Sarri fton një lojtar shqiptar për ndeshjen ndaj Milanit – mungojnë Higuain, Chiellini dhe Ramsey
Foto: Juventus FC/Twitter

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini dhe Aaron Ramsey janë jashtë skuadrës së Juventusit për gjysmëfinalen e kësaj mbrëmje në Coppa Italia me Milanin.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Rossonerëve në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Takimi pritet të fillojë nga ora 21:00, ndërsa Juventusi ka një avantazh të lehtë pasi barazimit 1-1 në takimin e parë në San Siro më 13 shkurt.


Juventus-Milan, formacionet e mundshme të gjysmëfinales së Kupës së Italisë
Lexo po ashtu Juventus-Milan, formacionet e mundshme të gjysmëfinales së Kupës së Italisë

Higuain, Chiellini, Ramsey dhe mbrojtësi Merih Demiral janë jashtë skuadrës së Maurizio Sarrit, pasi ato nuk janë 100 për qind gati për këtë ndeshje.

Gigi Buffon pritet të fillojë si titullar, ndërsa në vijën e sulmit pritet të jenë Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

Njëra nga befasitë e mëdha të kësaj ndeshje është ftesa e Sarrit për djaloshin shqiptar, Giacomo Vrioni, i cili është 21-vjeçar dhe luan si sulmues.

Skuadra e Juventusit për Milanin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani; Pjanic, Khedira, Matuidi, Rabiot, Bentancur, Muratore; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Bernardeschi, Olivieri, Giacomo Vrioni, Zanimacchia

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori