LAJMI I FUNDIT:

Sardi: Kosova ofron kushte të mira për bizneset

Sardi: Kosova ofron kushte të mira për bizneset

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim ambasadorin e Italisë, Piero Sardi, me të cilin diskutoi për proceset zhvillimore ekonomike në Kosovë.

Ministri Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit të Italisë falënderoi Ambasadën Italiane për ndihmën e dhënë në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova në veçanti në fushën e avancimit dhe ngritjes profesionale të Doganës në Kosovë.


Sipas një komunikate të Ministrisë së Financace, Hoti gjithashtu e njoftoi ambasadorin italian për procesin buxhetor, politikat fiskale, për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme, si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë.

“Ky Ligj duhet të shihet si një mundësi më e mirë për bizneset italiane për të investuar në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Italisë Piero Sardi shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë Italiane për të ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon, sidomos në fushën e investimeve nga bizneset italiane, ku Kosova të shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes