LAJMI I FUNDIT:

Saranda Bogujevci: Të dënuarit për ekzekutimin e familjes sime, Serbia i liroi para kohe

Saranda Bogujevci: Të dënuarit për ekzekutimin e familjes sime, Serbia i liroi para kohe

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka gjatë luftës ka përjetuar një tragjedi të madhe ku i është vrarë familja dhe vet ka qenë e plagosur në shumë vende.

Saranda në emisionin #Hashtag në RTV Dukagjini tregon se me dëshmitë e saj në Hagë, Serbia ka dënuar disa pjesëtarë të policisë të përfshirë në krim.


“Edhe pse janë dënuar pesë persona me dënim maksimal, shumica nga ta janë liruar para kohe”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se dënimi i tyre është bërë si pjesë e një marrëveshjeje mes Hagës dhe Serbisë ku Haga do të gjykonte krerët e policisë e ushtrisë ndërsa Serbia pjesëtarët tjerë të aparatit shtetërorë serb.

Ajo thotë se megjithatë në Serbi askush nuk është dënuar për krime seksuale të kryera ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.

Saranda thotë se UNMIK-u shumë dëshmi nga krimet e luftës nuk i ka përcjellë në EULEX duke penguar zbardhjen e krimeve të luftës.

Ajo thotë se institucionet vendore nuk është dashur të jenë komod dhe përgjegjësinë të lënë te ndërkombëtarët por është dashur vet të krijojnë gjykata për të gjykuar krimet e luftës.

Historiani Mala: Në Jugosllavinë komuniste krimet u harruan në emër të vllaznim-bashkimit, por ato na u përsëritën në vitet 90-ta
Lexo po ashtu Historiani Mala: Në Jugosllavinë komuniste krimet u harruan në emër të vllaznim-bashkimit, por ato na u përsëritën në vitet 90-ta

“Nëse asgjë tjetër nuk kemi mundur të bëjmë, dokumentimin e këtyre krimeve kemi mundur ta bëjmë”, deklaroi ndër të tjera Saranda Bogujevci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori