LAJMI I FUNDIT:

Santon: Interi nuk e ka qëndrimin e duhur

Santon: Interi nuk e ka qëndrimin e duhur

Davide Santon e ka paralajmëruar Interin se paraqitja e keqe në Europa League është si pasojë e qëndrimit dhe nuk ka të bëjë me kualitetin e skuadrës.

Nerazzurrët i kanë humbur dy ndeshjet e para në garën e dytë evropiane për nga rëndësia duke pësuar nga skuadra, si Hapoel Be’er Sheva dhe Sparta Prague.

Të enjten, zikaltrit do të luajnë kundër Southamptonit, ndërsa mbrojtësi italian ka kërkuar që skuadra të jetë më e vendosur.


Santon kritikon Mancinin, por lavdëron De Boerin
Lexo po ashtu Santon kritikon Mancinin, por lavdëron De Boerin

“Mendoj se gjëja kryesore është qëndrimi që marrim në fushë. Mendoj se kemi një skuadër të fortë këtë sezon, por në shumë ndeshje na ka munguar qëndrimi i duhur”.

“Në Europa League kemi pranuar gola, jo për shkak të cilësisë së lojtarëve, por sepse nuk kemi hyrë në fushë me qëndrimin e duhur, prandaj ndodhin të tilla gjëra”.

“Mund të bësh gabime, por nuk guxon të mos e kesh qëndrimin e duhur dhe kjo e bën dallimin e veçantë në Evropë. Duhet të jesh i fokusuar për 90 minuta”, ka theksuar Santon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori