LAJMI I FUNDIT:

Santiana mohon t’i ketë sharë me familje Bledi Manen dhe Gani Gërminë në Big Brother VIP Kosova

Santiana mohon t’i ketë sharë me familje Bledi Manen dhe Gani Gërminë në Big Brother VIP Kosova
Santiana Maloku (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Gjatë darkës së të nominuarve në Big Brother VIP Kosova, atmosfera u bë më ‘e nxehtë’ kur konkurrentët u përballën me pyetjet vendimtare dhe të drejtpërdrejta të publikut.

Një ndër pyetjet iu drejtua Santianës, e cila u sfidua të shpjegojë qëndrimin e saj ndaj disa banorëve të shtëpisë duke përfshirë edhe reagimet e fundit në situatat me Bucin.

Një prej pyetjeve që u bë thirrje në këtë diskutim ishte pyetja: “Pas të gjitha ofendimeve që ke bërë ndaj të tjerëve si Ganiu, Bledi dhe Buci, pse tani ke reaguar kështu ndaj Bucit? A nuk mendon se është një reagim i vonuar?”.


Santiana për prekjen e Bucit: S'kam qenë e vetëdijshme, e kam pasur nga pas – ka ndodhur veç një herë
Lexo po ashtu Santiana për prekjen e Bucit: S'kam qenë e vetëdijshme, e kam pasur nga pas – ka ndodhur veç një herë

Santiana mori fjalën për të sqaruar situatën: “Sa i përket Bledit, nuk kam pasur asnjë ofendim direkt ndaj tij. Nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë konfrontim me Ganiun. Ndërsa për Bucin, ndërveprimet tona kanë qenë kryesisht shaka dhe hajgare. Madje, kur Buci e ka ofenduar – Adrin, unë e kam pyetur pse po e bën atë”, deklaroi Santiana duke u përpjekur të ristrukturojë kontekstin e ngjarjeve.

“Bledin, nuk e kam sharë, s’iu kam drejtuar askujt. Tek Ganiu, nuk e di që e kam sharë ndonjëherë”, ka thënë gjithashtu bukuroshja nga Gjakova.

Përndryshe këtë javë të nominuar janë tre konkurrentë të fortë të shtëpisë: Blerando, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Santiana Maloku.

Brikenda: Produksioni ia bëri të padrejtë Ganiut, të gjithë kemi pirë alkool tinëz brenda në shtëpi
Lexo po ashtu Brikenda: Produksioni ia bëri të padrejtë Ganiut, të gjithë kemi pirë alkool tinëz brenda në shtëpi

Njëri prej tyre do të eliminohet nga gara e madhe të premten, pa një mundësi të dytë kthimi për shkak të shkatërrimit të biletave të fatit që Lumbardhi bëri mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit, me kusht që çmimit të madh t’i shtoheshin 10 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"S’jam ndier ndonjëherë më e fëlliqur, vë jorganin në mes, më kthen kurrizin", Egli përlotet pas një momenti të sikletshëm me Gjestin

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
“Sa kishe që e kërkoje atë puthje?” - Amber pyet Eglin për momentin pasionant, banorja: E ndjeva

“Sa kishe që e kërkoje atë puthje?” - Amber pyet Eglin për momentin pasionant, banorja: E ndjeva

Magazina
Megan Thee Stallion shfaqet me një fustan tejet provokues në festën e ‘Vanity Fair Oscars’

Megan Thee Stallion shfaqet me një fustan tejet provokues në festën e ‘Vanity Fair Oscars’

Magazina
Kalo në kategori