LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet ndaj Venezuelës do të dëmtojnë tregun botëror të naftës

Sanksionet ndaj Venezuelës do të dëmtojnë tregun botëror të naftës

Ministri i Naftës i Venezuelës, Manuel Quevedo, ka deklaruar se sanksionet e SHBA-ve për kompaninë e naftës venezueliane PDVSA do të ndikojnë në mënyrë negative në tregun botëror.

Në një intervistë për Televen, Quevedo, i cili po ashtu është president i PSVSA, komentoi sanksionet duke thënë se do të ndikojnë në çmimet e naftës në vitin 2019.


“Ajo që ndodhi me Citgo është tërësisht e paligjshme, një vjedhje, e cila u përpoq me anë të sanksioneve”, tha Quevedo, përcjell Telegrafi.

Vendi i Amerikës së Jugut është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Nicolas Maduro u betua për mandatin e tij të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita. Tensionet u rritën kur kreu i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine. /Telegrafi/