LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet ndaj Iranit mbajnë lart çmimin e naftës

Sanksionet ndaj Iranit mbajnë lart çmimin e naftës

Nafta e papërpunuar ka filluar të hënën javën e tregtimit me 71.72 dollarë për fuçi, ndërkohë që nafta e pa perpunuar amerikane, tregtohet me 64.96 dollarë për fuçi.

Ekspertët janë të mendimit se acarimi i raporteve tregtare të dy ekonomive më të mëdha në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina dhe veçanërisht rënia e kërkesës në Azi, rezultoi me uljen e kërkesës globale të naftës.


Megjithatë, rreziqet nga një mungesë globale të furnizimit, nga shkaku i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, po mbajnë çmimet e naftës nga rënia e mëtejshme.

Nafta e papërpunuar tregtohet me 64.96 dollarë
Lexo po ashtu Nafta e papërpunuar tregtohet me 64.96 dollarë

Ditë më parë, Irani shprehu shqetësimin e tij nga oferta e Arabisë Saudite, për më shumë naftë në treg, për të mbuluar hendekun e shkaktuar nga sanksionet mbi Iranin.

Të dielën, Irani, tha se asnjë anëtar i OPEC-ut, nuk mund ta zëvendësoj atë.

Tregjet do të ndjekin me vëmendje të veçantë deklaratat e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Iranit këtë javë. /Telegrafi/