LAJMI I FUNDIT:

Sanksione të reja kundër personave dhe kompanive të afërta me oligarkun e Putinit, Yevgeny Prigozhin

Sanksione të reja kundër personave dhe kompanive të afërta me oligarkun e Putinit, Yevgeny Prigozhin

Siç njofton e përditshmja ruse Novayagazeta, Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione kundër tre personave dhe pesë kompanive të lidhura me oligarkun e Vladimir Putinunit, Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin apo siç quhet “kuzhinieri i Putinit”, ka qenë në listën e sanksioneve të SHBA-së, për ndërhyrjen e tij në luftime në Ukrainë, Siri dhe tani së fundmi në Libi. Prigozhin është i njohur si financues dhe drejtues i grupit paramilitarë rusë “Wagner”, grup i cili kryen punë të ndyra për llogari të Kremlinit.

Edhe pse Prigozhin dhe kompanitë e tij kanë qenë në listën e sanksioneve, përmes personave të tjerë dhe kompanive të tjera ka arritur të thyejë sanksionet e SHBA-së. Për këtë arsye SHBA-ja, në listën së personave që janë të sanksionuar i vendosi edhe shtetasit rus, të afërt me Prigozhinin, Igor Lavrenkov, Andrei Mandel dhe Mikhail Potepkin, i cili më herët ishte komisionar i Lëvizjes politike rinore “Nashi”, lëvizje e njohura për indoktrinimin e të rinjve rusë, me ide rusomëdha.


SHBA kanë vendosur sanksione edhe kundër tri kompanive të Hong Kongut, të cilat kishin siguruar kredi financiar për kompanitë e tre biznesmenëve rusë, të afër me Prigozhinin. Në listën e sanksioneve, për motive të njëjta, janë vendosur edhe kompanitë sudaneze Meroe Gold dhe M Invest, kompani të cila merren me eksploatimin e minierave të arit.

Sipas sekretarit të Shtetit, Michael Pompeo, kompanitë me seli në Sudan, Hong Kong dhe Tailandë, i kishin ndihmuar Prigozhinit t’i anashkalojë sanksionet amerikane dhe i kishin ndihmuar oligarkut rus, që të godasë protestuesit sudanezë që po protestonin kundër regjimit diktatorial të presidentit sudanez, Omar al-Bashir.

Grupi paramilitar rus “Wagner”, pos në Sudan, që nga dhjetori 2017 është prezent edhe në Republikën Qendrore Afrikane, dhe atë për qëllime të njëjta si në Sudan, për të mbrojtur regjimin diktatorial të presidentit të Republikës Qendrore Afrikane, Faustin-Archange Touadera.

Interesi i Putinit është që të krijojë aleanca me regjimet diktatoriale afrikane dhe si kundërshpërblim për mbajtjen e tyre në pushtet, përmes firmave të oligarkut rus, Yevgeny Prigozhin, të eksploatojë pasuritë nëntokësore të shteteve të varfëri afrikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori