Sulmuesi gjerman i Bayern Munichut, Leroy Sane, pritet të bëhet lojtar i lirë brenda pak javësh, pasi kontrata e tij me klubin po skadon.

Gjatë gjithë sezonit, Bayern i ofroi 29-vjeçarit një zgjatje kontrate, por negociatat u shtynë disa herë dhe në fund lojtari refuzoi përfundimisht ofertën.


Pavarësisht kësaj, Sane ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe është duke shqyrtuar opsione të ndryshme.

Sipas raportimeve, Galatasaray është në 'pole-position' për ta firmosur, pasi ka paraqitur një ofertë konkrete dhe konkurruese.

Nga ana tjetër, Bayern po shqyrton nëse duhet ta marrë Sanen me vete në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet në SHBA.

Në sezonin aktual, Sane ka pasur një paraqitje të qëndrueshme me 13 gola dhe 6 asistime në 45 ndeshje zyrtare.

E ardhmja e tij do të bëhet më e qartë në javët e ardhshme, ndërsa shumë klube pritet të futen në garë për shërbimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app