LAJMI I FUNDIT:

Sanduloviq: Gjeneratat e reja në Serbi nuk e dinë të vërtetën për Kosovën dhe krimet serbe atje

Sanduloviq: Gjeneratat e reja në Serbi nuk e dinë të vërtetën për Kosovën dhe krimet serbe atje

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka deklaruar se gjeneratat e reja në Serbi po manipulohen nga partia ne pushtet e Aleksandar Vuçiqit dhe prandaj dinë shumë pak për krimet që janë kryer ne Kosovë nga shteti serb. Ai mes tjerash, shprehet skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, deri sa në krye të shtetit serb është Aleksandar Vuçiq.

Është nga të rrallët politikanë serbë që ka kërkuar falje publikisht për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

Ai madje ka bërë edhe homazhe në Prekaz për të nderuar familjen Jashari.


Ish-kandidati për kryetar të Serbisë, Nikola Sanduloviq e ka krahasuar regjimin e Aleksandar Vuçiqit me atë të Millosheviqit. Tutje ai e sheh si shqetësuese që gjenerata e reja në Serbi dinë shumë pak se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe për krimet që janë kryer në Kosovë.

“Gjeneratat e rejat nuk e dinë të vërtetën për krimet që kanë bërë serbët, dhe ndryshimet të cilat njëmend kanë dëshiruar t’i bënin demokratët. Ata merren me politikën, analizojnë gjërat, por janë të hutuar, të filtruar, çdo ditë me anë të medieve, dhe u mësohet të urrejnë shqiptarët, e as vetë nuk e dinë arsyen për këtë”, ka thënë ai për Tëvë 1.

Sanduloviq, thotë se presidenti aktual i Serbisë ushtron kontroll të plotë mbi shtetin.

Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve
Lexo po ashtu Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve

“Ai ka okupuar të gjitha institucionet, lidhjet me krimin, gjykatën, policinë, me politikanët që ka blerë, opozitën e korruptuar, dhe fatkeqësisht, nuk e di si do t’ia dalë Evropa ta largojë Vuçiqin nga pushteti para vitit 2027”, thotë ai.

Politikani serb ka folur edhe për çështjen e dialogut mes të dyja vendeve, ku thotë se Vuçiq asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se Vuçiq vetëm ka blerë kohë me këto lëshimet e fundit, që shqiptarët mund të udhëtojnë nga Kosova me tabelat e tyre, dhe dokumentet që Evropa i njeh, por në themel mendoj që nuk do të ndryshojë asgjë, problemet vetëm sa do të fillojnë tash që Vuçiq është në fazën e katërt të pushtetit. Ai kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare. Nuk mendoj se diçka do të ndryshojë këtë vit, përkundrazi, mendoj se do të ketë shumë më tepër gjëra të komplikuara, siç ishte sulmi terrorist në Banjskë, një akt që ka qenë nën kontrollin e sigurt të qeverisjes serbe”, thotë Sanduloviq.

Sanduloviq ka kritikuar edhe një pjesë të komuniteti ndërkombëtar, që siç thotë ai po e mbështesin Vuçiqin.

“Problemi kryesor padyshim është që Vuçiq ka përkrahjen, ka përkrahjen e disa strukturave në Evropë, si dhe, fatkeqësisht, e them me shumë pikëllim, përkrahjen e strukturave të caktuara në Amerikë, e që udhëhiqen nga Richard Grenell, dhe politikanë tjerë të korruptuar në qeverisjen e SHBA-ve. Nuk di pse askush nuk i merrte parasysh paralajmërimet e mia,pse u lejua të vinim në këtë situatë. Me këtë rast do të doja t’i përcjellja porosinë, edhe politikanëve evropian, edhe amerikan, pse heshtin? Pse i mbyllin sytë ndaj mundësisë për zgjidhjen e problemit, që të ketë paqe, qetësi, që ky regjion të ecën përpara, e jo të mbetemi në hijen e luftërave që na kanë ndodhur”, thotë politikani serb.

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ishte në Kosovë gjatë 15 vjetorit të pavarësisë, ku bëri homazhe tek varrezat e Jasharajve së bashku me krerët shtetëror të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori