Sancho ka tre opsione për ta vazhduar karrierën pas rikthimit te Manchester United

Jadon Sancho është rikthyer zyrtarisht te Manchester United pas huazimit te Chelsea, por qëndrimi i tij në 'Old Trafford' pritet të jetë jetëshkurtër.
Sipas asaj që ka raportuar TEAMtalk, disa klube evropiane tashmë janë të interesuara për shërbimet e tij këtë verë.
Chelsea ishte e interesuar për ta mbajtur Sanchon, por marrëveshja u prish pasi lojtari refuzoi të pranonte një ulje të pagës prej 300,000 funte në javë. Klubi londinez pagoi 5 milionë funte për të anuluar opsionin e blerjes që arrinte në 25 milionë funte.
Manchester United është i gatshëm ta shesë Sanchon si pjesë e një rindërtimi të gjerë të skuadrës, ku largimet do të ndihmojnë në financimin e transferimeve të reja.
Ndërkohë, Napoli ka shfaqur interes konkret për Sanchon, në kërkim të një zëvendësuesi për Khvicha Kvaratskhelian, i cili është transferuar te PSG në janar. Sipas raportimeve, në listën e ngushtë të klubit italian përfshihen edhe Callum Hudson-Odoi, Alejandro Garnacho dhe Jesus Rodriguez, ndërsa Antonio Conte kërkon përforcime për të mbrojtur titullin kampion.
AC Milan gjithashtu po monitoron situatën e Sanchos, veçanërisht nëse Rafael Leao largohet gjatë afatit kalimtar. Ironikisht, vetë Manchester United është i interesuar për Leaon si zëvendësim potencial për Garnachon nëse ky i fundit largohet.
Aston Villa ka hyrë në garë për Sanchon, ndërsa klubi kërkon alternativa për krahun e majtë. Villa ende nuk ka vendosur nëse do të aktivizojë opsionin e blerjes për Marcus Rashfordin, aktualisht i huazuar nga United.
Sulmuesi anglez thuhet se është i hapur për një transferim jashtë Anglisë, me Barcelona dhe Inter që po e ndjekin nga afër. /Telegrafi/






















































