LAJMI I FUNDIT:

Samsung shpërblen klientët: 5 vjet garanci për frigoriferët dhe makinat larëse!

Samsung shpërblen klientët: 5 vjet garanci për frigoriferët dhe makinat larëse!

Samsung Electronics është plotësisht i përkushtuar kundrejt plotësimit të nevojave konsumatore, por edhe ndaj kujdesit për klientin. Që ju të mos shqetësoheni, ju prezantojmë me garancinë 5 vjeçare për frigoriferët, makinat larëse dhe pajisje të tjera Samsung.

Jeni duke përgatitur një darkë të rëndësishme dhe prisni miq të mirë, por koha nuk është në anën tuaj. Imagjinoni funksionimin e përsosur të pajisjeve të kuzhinës që nuk do t’a tradhtojnë kurrë besimin tuaj në momente kritike – me pajisjet e Samsung, kjo është realitet. 

Arredimi i brendshëm i shtëpisë është një investim afatgjatë, por edhe aktivitet që shumë njerëz e shohin me entuziazëm, si një mundësi për të shprehur personalitetin dhe kreativitetin e tyre. Ky proces është me rëndësi për të sjellë funksionalitet të maksimizuar me stil në ambjentet tuaja. Sidomos kur bëhet fjalë për elektroshtëpiaket, konsumatorët gjithnjë e më shumë po orientohen drejt zgjedhjeve që kombinojnë jo vetëm cilësi optimale por edhe dizajn elegant. Për të arritur balancën perfekte midis funksionalitetit, dekorit dhe komoditetit, është e rëndësishme t’i zgjidhni me kujdes pajisjet dhe detajet e arredimit të shtëpise tuaj. Për pjesën tjetër, kujdeset Samsung.

Nëse jeni duke arreduar shtëpinë tuaj ose duke zëvendësuar pajisjet ekzistuese me elektroshtëpiake të reja, sigurohuni të përfitoni nga promocioni i Samsung nga 15 shkurt 2020 deri më 30 qershor 2020, ku blerjet e frigoriferëve, makinave larëse dhe pianurave të përzgjedhura shoqërohen me një garanci pesëvjeçare. Në mënyrë që të përfitoni nga promocioni për elektroshtëpiaket Samsung, duhet të regjistroni pajisjet në faqen e internetit https://www.samsung.com/al/microsite/5-vjet-garanci-per-pajisjet-samsung/ brenda 30 ditëve nga blerja.

Frigoriferët Samsung inkorporojnë risi që janë krijuar për ta bërë jetën tuaj më të lehtë. Frigoriferi me teknolpogjinë SpaceMax™ ofron një hapësirë ​​të madhe magazinimi 609 L. SpaceMax Technology™ krijon një kapacitet shtesë të brendshëm pa rritur dimensionet e jashtme, kështu që nuk do t’ju duhet të shqetësoheni më. Ushqimi mbetet i i freskët deri në dy herë më të gjatë. Ndërsa Twin Cooling Plus™ optimizon temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe ngrirës me sisteme të pavarura ftohjeje dhe parandalojnë transferimin e aromës dhe aromës. Frigoriferi në fjalë është projektuar me stil, dyer të sheshta dispenser minimalist dhe doreza të fshehura, për një pamje të hijshme që do t’i shtojnë një prekje elegante kuzhinës tuaj.

Përveç krijimit të një oaze të rehatshme në shtëpinë tuaj, Samsung gjithashtu ju lejon të shpenzoni më shumë kohë për veten tuaj dhe aktivitetet tuaja të preferuara. Zgjedhja e makinës larëse Samsung QuickDrive do të përgjysmojë kohën e larjes së rrobave dhe do të konsumojë deri në 20% më pak energji, pa kompromentuar performancën e larjes. Gjithashtu, lavatriçja QuickDrive ka një kazan kryesor dhe një pllakëz të pasme që rrotullohen në mënyrë të pavarur, duke garantuar që rrobat të lëvizin me veprim dinamik të fuqizuar nga forca të dyfishta. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme dhe delikate. 

Për një përvojë edhe më të mirë të konsumatorit, makinat larëse Samsung QuickDrive kanë teknologjinë AddWash që mundëson hapjen e derës së lavatrices kur temperatura e kazanit është nën 50°C. Keni harruar një bluzë? AddWash ju jep mundësinë që të shtoni rrobat tuaja lehtë dhe shpejt, edhe pasi ka filluar proçesi i larjes, ose lehtësisht mund të shtoni rroba delikate që dëshironi thjesht të shplahen apo centrifugohen

Promocioni përfshin edhe Dual Cook Flex Oven, Aspiratorin me lidhje Bluetooth si dhe Pianurën me Induksion Hob me teknologjinë Virtual FlameTM, disa nga pajisjet më inovatore dhe më brilante të Samsung, si në dizajn edhe në funksionalitet, që do t’a shndërrojnë procesin e gatimit në një përvojë efikase dhe moderne. 

Detajet rreth promocionit dhe produkteve mund t’i gjeni në faqen e internetit: https://www.samsung.com/al/offer/ dhe https://www.samsung.com/al/microsite/5-vjet-garanci-per-pajisjet-samsung/

Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori