LAJMI I FUNDIT:

Samsung paraqet të ardhmen me një kategori të re mobile: Prezantimi i Galaxy Fold

Samsung paraqet të ardhmen me një kategori të re mobile: Prezantimi i Galaxy Fold

Pajisja e pare në botë dinamike AMOLED Infinity Flex, mundësi të pafundme multitasking dhe kamera me më shumë funksione deri më tani – të gjitha në një pajisje inovative

SEUL / LONDËR /SAN FRANCISCO – Shkurt 20, 2019 – Samsung Electronics Co., zbuloi të shumëpriturin Galaxy Fold, një pajisje të re të palosshme që krijon njëkohësisht një kategori të re të telefonisë mobile. Galaxy Fold prezanton ekranin e parë në botë 7,3 inç, Infinity Flex, i cili qëndron në një pajisje kompakte me ekran të mbuluar. Galaxy Fold ofron një mënyrë të re të fuqishme për multitasking, për të parë videot, për të luajtur lojëra dhe për shumë të tjera – duke sjellë në jetë përvoja të reja dhe mundësi të krijuara për vite me rradhë.


“Sot, Samsung po shkruan kapitullin e ardhshëm në historinë e inovacionit celular duke ndryshuar atë që është e mundur në një smartfon. Galaxy Fold prezanton një kategori krejtësisht të re që shfaq aftësi të reja që nuk janë parë më parë me Ekranoin Infinity Flex. “tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikimeve Mobile Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics. “Ne krijuam Galaxy Fold për ata që duan të përjetojnë atë që një pajisje premium e paloshsme eshtë ne gjendje të bëjë, përtej kufizimeve të një smartfoni tradicional”.

Një Smartfon. Një Tabletë. I palosur në një.
Galaxy Fold është në një kategori më vete. Ofron një lloj të ri të përvojës mobile duke i lejuar përdoruesit të bëjnë gjëra që nuk mund të bëjnë me një smartfon të zakonshëm. Përdoruesit tani kanë më të mirën e të dy botëve; një pajisje kompakte që shpaloset për tu shndëruar në ekranin më të madh të smartfonëve të Samsung. Galaxy Fold bashkon inovacione materiale, inxhinierike dhe të ekranit, të zhvilluara gjatë tetë viteve pas debutimit të prototipit të parë të Samsung të ekranit fleksibël në vitin 2011.

• Material i ri ekrani: Ekrani i brendshëm nuk përkulet thjesht. Përthyhet. Përthyerja është një lëvizje më intuitive, dhe një risi më e vështirë për të ofruar. Samsung shpiku një shtresë të re të polimerit dhe krijoi një ekran rreth 50 për qind më të hollë se ekrani tipik i smartphone. Materiali i ri e bën Galaxy Fold fleksibël dhe të fortë, i ndërtuar për të jetuar gjatë.
• Mekanizmi i ri Hinging: Galaxy Fold hapet normalisht dhe natyrisht, si një libër, dhe mbyllet në një formë të rrafshtë dhe kompakte me një klikim të kënaqshëm. Për të arritur këtë, Samsung ka ndërtuar një nyje të sofistikuar me ingranazhe të shumëfishta. Ky sistem është i vendosur në një pozicion të fshehur për një paraqitje sa më elegante.
• Elementë të rinj të dizajnit: Nga ekrani, tek çdo element që mund të shihni dhe prekni – Samsung nuk la asnjë gur pa lëvizur. Skaneri i gjurmëve të gishtave gjendet në anën ku gishti i madh qëndron në mënyrë të natyrshme, kështu që pajisja hapet shumë më lehtë. Dy bateri dhe komponentët shpërndahen në mënyrë të barabartë, kështu që Galaxy Fold ndjehet i balancuar në duart tuaja. Ngjyrat me një lustër unike – E Argjendta Hapësinore, E Zeza Kozmike, E Gjelbërta Marsiane dhe Bluja Astro – dhe nyja e gdhendur me logon e Samsung kompletojnë përshtatjen elegante.

Një Përvojë e Re
Galaxy Fold është projektuar duke patur parasysh përdoruesit e smartfonëve – të nxitur nga faktorë më të mëdhenj që nxisin përvojën e tyre. Galaxy Fold shndërohet në ekranin që ju nevojitet, në momentin që ju nevojitet. Nxireni nga xhepi për thirrjet me një dorë, mesazhet dhe më shumë dhe hapeni për një shumëllojshmëri të pafund dhe një pamje më cilësore në ekranin e madh të celularit për prezantime, revista dixhitale, filma dhe përmbajtjet AR.

UX-i unik, ndërtuar vetëm për Galaxy Fold, ofron forma të reja për të marrë maksimumin nga telefoni juaj i mençur:

• Dritare multi-aktive: Mundësitë janë pothuajse të pafundme me Galaxy Fold – projektuar për multitasking. Për herë të parë, ju mund të hapni në ekran deri në tre aplikacione aktive në të njëjtën kohë në mënyrë që të mund të shfletoni, të shkruani, të punoni, të shikoni dhe të ndani pa humbur asnjë sekondë.
• Vazhdimisia e aplikacioneve: Bëni ndërrime intuitive, pa ndërprerje midis mbulesës dhe ekranit kryesor. Me hapjen dhe mbylljen e Galaxy Fold, aplikacionet automatikisht do të shfaqen aty ku i keni lënë Qëndro i lidhur në Instagram duke kontrolluar postime me një dorë dhe gjithashtu shikoni njoftimet dhe artikujt më të fundit. Kur të jeni gati për të shkrepur një foto, për të bërë redaktime t ose për të parë më nga afër postimet, hapni ekranin për një shfaqje më të madh dhe një kanavacë më të plotë.

Samsung ka punuar me Google dhe me komunitetin zhvillues të Android për të siguruar që aplikacionet dhe shërbimet e preferuara të përdoruesve – si Facebook, WhatsApp dhe YouTube – të jenë të disponueshme për UX-in e Galaxy’s Fold.

Performanca Premium e ndërtuar për tu përthyer

Galaxy Fold është ndërtuar për përdorim pavarsisht nëse e përdor për punë, lojra apo për të ndarë me miqtë – të gjitha këto kërkojnë një performancë të përparuar. Plot mekanizma të fuqishëm, Galaxy Fold është më shumë se në lartësinë e detyrës.

Të bëjë më shumë: Për të siguruar që çdo gjë të funksionojë normalisht, edhe kur drejton tre aplikacione në të njëjtën kohë, Samsung ka pajisur Galaxy Fold me një chipset AP të gjeneratës së ardhshme me fuqi të lartë dhe 12GB RAM me performancë të ngjashme me PC-në. Sistemi i sofistikuar i baterisë së dyfishtë u projektua në mënyrë specifike për të ecur paralelisht me ju. Galaxy Fold është gjithashtu i aftë të karikojë vetveten dhe një pajisje të dytë në të njëjtën kohë nëpërmjet Wireless PowerShare, ndërsa lidhet me një karikues të rregullt kështu që ju mund të lini karikuesin e dytë në shtëpi.
• Përvoja Multimediale: Galaxy Fold është projektuar për argëtim. Në sajë të pamjeve të gjalla në ekranin Dinamik AMOLED dhe zërit së qartë nga altoparlantët stereo të akorduar nga AKG, filmat dhe lojrat e preferuara si Asfalti 9 dalin në jetë në tinguj dhe ngjyra të pasura.
Kamera jonë gjithnjë e më e gjithanshme: Pa marrë parasysh se në cilën mënyrë e mbani ose e mbështesni pajisjen, një aparat fotografik do të jetë i gatshëm për të kapur skenën, kështu që kurrë nuk do të humbisni momentin. Me gjashtë lente – tre në pjesën e prapme, dy në brendësi dhe një në kapak – sistemi i kamerës së Galaxy Fold ka shumë funksione. Galaxy Fold prezanton një nivel të ri të multitasking, duke ju lejuar të përdorni aplikacione të tjera gjatë një thirrjeje video.

Bëni gjithçka me Galaxy Fold

Galaxy Fold është më shumë se një pajisje mobile. Është një portë për një galaktikë të tërë të pajisjeve dhe shërbimeve të ndërlidhura që Samsung ka zhvilluar gjatë viteve për ta bërë më të lehtë për konsumatorët që të bëjnë gjërat që nuk mund të bënin më parë. Bashkë me Samsung DeX për më shumë energji produktive e me një eksperiencë si PC. Bixby mbështetet me funksionalitete të reja të inteligjencës personale si Bixby Routines për të ndihmuar në parashikimin e nevojave tuaja dhe Samsung Knox do t’i mbajë të dhënat dhe informacionin tuaj të sigurt. Nga përdorimi i telefonit tuaj për të bërë blerje me Samsung Pay, për të përdorur Samsung Health për të menaxhuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj, ekosistemi Galaxy është atje për të ndjekur gjithçka pas të cilës jeni të pasionuar.

Galaxy Fold do të jetë në dispozicion në LTE dhe 5G në çerekun e dytë të vitit 2019.

Për më shumë informacion rreth Galaxy Fold, ju lutemi vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.

Specifikimet e produktit Galaxy Fold

* Të gjitha funksionet, veçoritë, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përfitimet, dizajni, çmimi, përbërësit, performanca, disponueshmëria dhe kapacitetet e produktit mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori