LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Xcover 5 tani merr Android 13 dhe One UI 5.0

Samsung Galaxy Xcover 5 tani merr Android 13 dhe One UI 5.0

Samsung ka vazhduar me shpejtësi marramendëse me shpërndarjen e përditësimit të saj me Android 13 dhe One UI 5.0.

Pasi telefoni pasardhës i tij, e kishte marrë përditësimin në mesin e muajit të kaluar, Xcover 5 tani gjithashtu ka filluar që ta marrë përditësimin e saj me Android 13 dhe ONE UI 5.0.

Paketa e përditësimit është në dispozicion për modelin SM-G525F në dhjetëra vende të Evropës, ndërsa përditësimi OTA përmban gjithashtu “arnime sigurie” për Android të nëntorit 2022, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Galaxy X Cover 5 është një shtesë mjaft e pazakontë e linjës së fortë të Samsung që doli vitin e kaluar.

Veçoria e saj kryesore është padyshim aftësia e saj për t’i mbijetuar një hedhje prej 1.5 metrave lartësi, e gjithashtu edhe zhytjes në ujë në thellësi prej 1 metër në kohëzgjatje prej 30 minutave.

Është vlerësuar me IP68 dhe MIL-STD810H.

Përveç kësaj, ka një ekran LCD HD+ me madhësi prej 5.3 inçëve, çipin Exynos 850 me 4GB ram memorie dhe 64GB hapësirë të përgjithshme, një bateri 3000 mAh e zëvendësueshme nga përdoruesi dhe një kamerë kryesore 16MP që mund të dyfishohet si një skaner barkodi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori