LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Tab S9 do të certifikohet për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit

Samsung Galaxy Tab S9 do të certifikohet për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit

Samsung ka lansuar tableta për më shumë se një dekadë, por seria Galaxy Tab S kurrë nuk mori mbrojtje nga uji dhe pluhuri.

Kjo veçori, e rezervuar më parë vetëm për linjën Active, më në fund do të arrijë në serinë Galaxy Tab S9, raporton SamMobile.


Samsung ka shtuar veshje në tabletat e saj për të larguar ujin dhe grimcat e pluhurit, por tani Tab S9 do të marrë vlerësimin zyrtar IP67, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Është e paqartë nëse tableti i ri do të mbrohet edhe më mirë apo arsyeja e zgjatjes së certifikimit zyrtar kishte të bënte më shumë me çështjet e sigurimit dhe garancisë.

Sjellja e mbrojtjes zyrtare kundër ujit dhe pluhurit do t’i bënte tabletët Galaxy Tab S9 më të dëshirueshëm për rastet e përdorimit të ri, si për shembull ndihma në kuzhinë.

Pajisjet e reja pritet të dalin në treg në gjysmën e dytë të vitit 2023, dhe me gjasë do të lansohen së bashku me pajisjet e palosshme Galaxy Fold dhe Galaxy Flip në muajin gusht. /Telegrafi/