LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy A8(2018) është krijuar pikërisht për TY (Foto)

Samsung Galaxy A8(2018) është krijuar pikërisht për TY (Foto)

Nëse të pëlqejnë emocionet, argëtimi dhe eksperiencat e bukura, atëherë smartfoni i ri Samsung Galaxy A8(2018) është krijuar pikërisht për TY.

Smartfoni më i ri i serisë Galaxy A nga Samsung, Galaxy A8(2018) ishte prologu më fantastik i vitit 2018 për botën e teknologjisë.

Galaxy A8 i ri është një smartfon elegant, fantastik dhe emocionues, dhe njëkohësisht praktik me një performancë të shkëlqyer dhe karakteristika mbreslënëse që do ta thjeshtojnë jetën e përdoruesve. Dizajni elegant me ngjyrë të zezë, gri orkide, ose gold është shumë tërheqës aq më tepër kur kësaj i shtohet ekrani i pafund (5.6ʺ), karakteristikë e flagshipeve të famshme të Samsung, i prezantuar fillimisht në vitin 2017 nga smartfonët Galaxy S8 dhe Galaxy Note 8. Ky ekran i pafund që përfaqëson kulmin e dizajnit të Samsung, shkon përtej limiteve me një ekran të madh 18.5:91, duke mundësuar që të shihet e gjithë skena në ekranin e smartfonit për përvojën më të mirë kinematografike si dhe duke e bërë bashkëveprimin me smartfonin më të lehtë, të këndshëm dhe shumë natyral.

Prakticitetin e këtij smarfoni e shton edhe karakteristika IP68. Galaxy A8 (2018) i reziston shiut, ujit, djersës, rërës dhe pluhurit dhe madje mund të zhytet deri në 30 minuta në një thellësi prej 1.5 m në ujë.

Sidoqoftë, tipari kryesor dhe më i ri i serisë A, pra dhe i Galaxy A8(2018) është kamera e përparme e dyfishtë 16MP dhe 8MP F1.9, aq e adhurueshme për ju që pëlqeni selfiet, saqë nuk do të mund të ndaloni së postuari selfiet tuaj fantastike. Kjo për arsye se kamera e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kalohet lehtësisht nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshironi – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë. Për më tepër, me karakteristikën e avancuar Live Focus, mund të rregullohet lehtësisht efekti ‘bokeh’ para ose pas shkrepjes së fotos për të krijuar imazhe me cilësi të lartë.

Amatorët dhe adhuruesit e fotove dhe videove do të pëlqejnë gjithshtu edhe kameran e avancuar të pasme 16MP F1.7 të Galaxy A8 (2018), e cila siguron foto dhe video fantastike me pamje dhe imazhe të mprehta, madje edhe në kushte me ndriçim të ulët, të aktiviteteve dhe të jetës suaj të përditshme, kujtimet e mrekullueshme të udhëtimeve, festat e paharrueshme me miqtë dhe familjen, veçanërisht gatimet e shijshme, ekstravaganca gastronomike e të cilave do të theksohet akoma më shumë me modalitetin Food Mode. E njëjta gjë vlen edhe për entuziastët e videove, të cilët tani mund të regjistrojnë video që do të jenë të qëndrueshme me ndihmën e teknologjisë (VDis) për stabilizimin e imazhit dixhital dhe me karakteristikën e shtuar hyperlapse për të regjistruar dhe ndarë me miqtë video për një kohë më të gjatë se më parë.

Shikimi i filmave, i videove si dhe luajtja e lojërave nëpërmjet pajisjes më të fundit të serisë Galaxy A do të jetë një përvojë e mrekullueshme si për amatorët, për profesionistët, ashtu edhe për kërkuesit e estetikës së lartë vizuale, duke qenë se Galaxy A8(2018) vendos një standard të ri për të patur një eksperiencë të pandërprerë dhe të mrekullueshme të shikimit si dhe përdor kartat microSD duke zgjeruar kapacitetin e ruajtjes deri në 256GB dhe është e para pajisje në serinë A që përdor Gear VR të Samsung.

Galaxy A8(2018) mbetet një telefon kompakt dhe relativisht robust, interesant dhe tërheqës për përdorues të ndryshëm, veçanërisht për anëtarët e gjeneratës së mijëvjeçarit.

Ky vit do të jetë më emocionues me Samsung Galaxy A8(2018) për të shijuar dhe ndarë me miqtë dhe të afërmit tuaj përvojat e reja që ju presin me këtë smartfon emocionues, si elegant ashtu dhe serioz.