LAJMI I FUNDIT:

Sallata nuk është ide mirë: Përse nuk duhet ngrënë perime të papërpunuara për darkë

Sallata nuk është ide mirë: Përse nuk duhet ngrënë perime të papërpunuara për darkë

Në shikim të parë sallata me perime për darkë duket si ide e mirë.

Aq më tepër, perimet janë plot vitamina dhe mikroelemente të dobishme.


Kanë pak kalori dhe shumë fibra – nuk mund të gjesh një darkë më të shëndetshme.

Sidoqoftë, mjekët dhe dietologët nuk pajtohen. Perimet e papërpunuara nuk rekomandohen si vakt i fundit, veçanërisht nëse mendoni për shëndetin e stomakut.

Nuk rekomandohet të hani perime të papërpunuara, sepse mund të stimulojnë rritjen e sekretimit të sistemit të tretjes, të shkaktojnë fryrje të stomakut krijojnë thartirë, dhe inflamacion të mukozës së zorrëve.

Ngrënia e perimeve të trajtuara me nxehtësi tri – katër orë para gjumit do t’ju ngopë në mbrëmje dhe nuk do të shkaktojë peshë në stomak. Mënyra më e mirë është zierja në avullin e tyre. Në këtë mënyrë, perimet do të ruajnë substanca të dobishme, nuk do të humbasin shijen dhe nuk do t’ju duhet shumë kohë për t’u tretur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori