LAJMI I FUNDIT:

Sallat e konferencave në Grand Blue Fafa Resort – aty ku biznesi takon buzëqeshjen!

Sallat e konferencave në Grand Blue Fafa Resort – aty ku biznesi takon buzëqeshjen!

Sigurisht se nëse jeni kompani apo organizatë dhe herë pas here organizoni konferenca, trajnime, seminare, etj. – ju dëshironi që ajo të jetë në nivel tjetër sa i përket aspektit të organizimit.

E pikërisht këtë e mundëson Grand Blue Fafa Resort me sallat e konferencave që i posedon.

Grand Blue Fafa Resort mund të organizojë një gamë të gjerë të aktiviteteve biznesore, ku ofrohen shërbime të jashtëzakonshme të cilat përfshijnë pushime për kafe, dreka e darka biznesi, por edhe bufe me shumëllojshmëri produktesh.

Të pajisura me sistemet më të fundit të teknologjisë dhe mbështetje të plotë teknike, 4 dhomat e konferencave dhe takimeve në Grand Blue Fafa Resort do t’ju ofrojnë përvojë të paharrueshme.

Ambienti relaksues, programet argëtuese e lokacioni ideal do të ndikojnë që eventet e kompanisë apo organizatës tuaj të ofrojnë eksperiencë frymëzuese.

E në mënyrë që organizimi të shkojë i tëri sipas planit, Grand Blue Fafa Resort posedon koordinatorë e staf profesional, të cilët shquhen për vëmendje dhe janë të trajnuar enkas për këtë çështje!

Deri më tani, Grand Blue Fafa Resort ka fituar besimin e një pjese të madhe të bankave, organizatave të ndryshme botërore, kompanive prestigjioze nga Kosova e Shqipëria, etj.

Për të marrë më shumë informacione, mund ta kontaktoni kompaninë në:

Web: www.grandbluefafa.al
Nr. Tel: +355 697086352
Facebook: Kompleksi Fafa
Instagram: Fafa Resorts

Artikull i sponzorizuar