LAJMI I FUNDIT:

Salihu nga GAP: Kërkesa për krijimin e policisë së kryeqytetit shkon deri në nivel të injorancës

Salihu nga GAP: Kërkesa për krijimin e policisë së kryeqytetit shkon deri në nivel të injorancës

Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP, thënë se kërkesa që urgjent të themelohet policia e kryeqytetit “shkon deri në nivel të injorancës”.

Pas përleshjes me armë në lokalin “Bon Vivant” ku si pasojë humbi jetën një person e mbetën të lënduar disa të tjerë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë thënë se krijimi i policisë së kryeqytetit është cështje urgjente.


Por, Salihu përmes një postimi në Facebook ka përmendur tri arsye pse një kërkesë e tillë është e pavend.

Ngjarja në “Bon Vivant”, prokuroria thotë se të gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale
Lexo po ashtu Ngjarja në “Bon Vivant”, prokuroria thotë se të gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale

E para sipas tij është se rasti i mbrëmshëm nuk ka ndodhur për mungesë të policisë dhe mekanizmave të duhur, por për shkak edhe të mosfunksionimit të tyre.

E dyta ka thënë se policia e kryeqytetit është menduar dhe është inkorporuar në Ligjin për Prishtinën, për t’i asistuar komunës në çështje komunale, jo për siguri nacionale.

Dhe në fund, Salihu ka deklaruar se si anëtar i grupit punues për hartimin e Ligjit për Prishtinën, pajtimi unanim i grupit ka qenë që policia e kryeqytetit duhet të merret me çështje të ndërtimeve, uzurpimeve, inspektimeve, komunikacionit dhe rendit komunal.

“Dilemë ka qenë atëherë e mbetet edhe sot, a do të duhet kjo polici të ketë armë, automjete të njëjta me policinë e rregullt dhe a do të mund të këtë mundësi të arrestoj, privoj dikë nga liria. Këto dilema ekzistojnë, ngase ideja ka qenë, dhe është, jo të krijohet një polici tjetër, por të krijohet një njësi që i asiston komunës e komuna nuk ka të drejt të arrestoj persona dhe as të ushtroj kompetenca ekzekutive të sigurisë”, ka shkruar tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori