“Pikërisht sot te kryetari Vokrri ka ardhur një prind serb, djemtë e të cilët luajnë në Serbi. Ata janë me prejardhje nga Kosova. Ata kanë kërkuar të mbrojnë ngjyrat e Kosovës dhe jo Serbisë”, deklaroi Salihu.

Salihu duke folur në emision Info Magazine të Klan Kosovës, nuk ka dashur të shpalos emrat e futbollistëve në fjalë, por ka thënë se ata janë të mirëseardhur në përfaqësuese.


“Ata janë të grupmoshës deri në 19 vjeç, por sigurisht që FFK nuk i ndanë në nacionalitete lojtarët. Ata serb që janë qytetarë të Kosovës do të luajnë për Kosovën dhe pikë”, deklaroi njeriu numër dy i FFK-së.

Salihu tha se merita për këtë ka reputacioni i lartë i Fadil Vokrrit, kreut të Federatës kosovare të Futbollit.

“Të jem real. Fadil Vokrri është emër në ish Jugosllavi. Atij i lajmërohen shumë njerëz. Po ia lë Vokrrit ta anoncojë lajmin se kush janë ata. Me rëndësi është seleksionuesi që i përcakton ata. Kosovën duhet ta përfaqësojnë lojtarët më të mirë që i ka në botë, qofshin ata shqiptarë, serb apo çfarë do që janë. Kosova është shtet i qytetarëve të vet”, përfundoi Salihu. /KlanKosova/Telegrafi/ 

telegrafi sport app