LAJMI I FUNDIT:

Salihaj zbulon se në shkollën “Nazim Gafurri” kishte pasur rast pedofilie, ndërsa gjykata e riktheu në punë mësimdhënësin

Salihaj zbulon se në shkollën “Nazim Gafurri” kishte pasur rast pedofilie, ndërsa gjykata e riktheu në punë mësimdhënësin

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, ekspert i çështjeve të arsimit, deklaroi se në arsimin e vendit tonë gjithnjë e më shumë po zbehet karakteri edukativ dhe krejt fokusi po shkon në arsimim pa bazën edukative, e që sipas tij, ajo është shumë më e gjerë se ajo arsimore.

Në lidhje me temën e veprimeve të pahijshme të nxënësve në shkolla, Salihaj shtoi se dukuritë e tilla nuk ndodhin veç te ne, por edhe në shtete që investojnë shumë në arsim, si p.sh  Amerika, por tha që tek ne arsimi nuk po trajtohet si prioritet kombëtar dhe gjithmonë do të kemi këso dukuri.


“Kanë ndodhur edhe më përpara, por që janë fshehur. Sa isha drejtor i arsimit, kisha një rast pedofilie në shkollën ‘Nazim Gafurri’ dhe ai njeri është hequr përkohësisht nga mësimdhënia, ndërsa gjykatat e kthyen në shkollë. Ne duhet të jemi të pamëshirshëm për t’i ndëshkuar ngacmimet seksuale e pedofilitë”, tha Salihaj për Klan Kosova.

“Shkollat i kemi pa pedagogë e psikologë, pa inspektorë – pra nuk monitorohen, e këto dukuri kanë për të ndodhur dhe do jenë edhe më të shpeshta”.

“Qysh në 2005 MASHT-i ka hartuar një manual ‘aftësi për jetë’, e fokusi është dhuna në edukatë seksuale. Çdo  shkollë, edhe me vetëm 100 nxënës, duhet të ketë psikologë e pedagogë. S’ka me u marr ai veç me edukatë seksuale, por edhe më gjerë. Por për fat të keq shkollat tona janë të tilla”.

“Jo që edukata seksuale nuk është prezente në kurrikulë, mirëpo çështja qëndron te ajo se kush e ligjëron atë e sa shpjegohet ajo”, tha Salihaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori