LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDK, Adem Salihaj ka folur për prapaskenat e takimeve të Rugovës me ndërkombëtarët në fillim të paraqitjes së aksioneve të para publike të UÇK-së.

“Rugova gjithmonë është koordinuar me faktorin ndërkombëtarë. Ai luftën në Kosovë nuk dëshironte ta fillonte pa u koordinuar me faktorin ndërkombëtar pasi siç e kemi parë, nuk ka qenë e mundur që një ushtri e Kosovës e pajisur keq ta përballojë një ushtri siç e kishte Serbia në atë kohë. Nuk ka pasur logjikë që Rugova të fillonte një luftë pa koordinim me ndërkombëtarët”, deklaroi Salihaj në Debat Plus.

“Duhet thënë që në fillim të paraqitjes së UÇK-së ka qenë një lloj hutie. Unë i sapodalur nga burgu në atë kohë u riktheve në degën e LDK-së në Ferizaj. Ka qenë një presion i jashtëzakonshëm i faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë që Rugova të del me një deklaratë kundër fillimit të luftës”.


“Ndërkombëtarët kanë vlerësuar se fillimi i luftës në ato rrethana ka qenë shumë i rrezikshëm për Kosovën për arsye se Kosova nuk ka qenë e përgatitur për t’u ballafaquar me masakrat masive që edhe ndodhen për fat të keq. Dihet se më vonë ndërkombëtarët ndryshuan qëndrim për UÇK-në”.

Xhavit Jashari: Ibrahim Rugova ka bërë gabime në raport me UÇK-në
Lexo po ashtu Xhavit Jashari: Ibrahim Rugova ka bërë gabime në raport me UÇK-në

Salihu thotë se LDK e ka ndihmuar shumë UÇK-në me të gjitha mjetet e mundshme pos armatimit që “nuk e kanë pasur”.

“Çdo ndihmë që i është dashur UÇK-së në Jezerc ja kam dërguar personalisht apo përmes strukturave të LDK-së. Jam angazhuar personalisht që një sasi të madhe të ilaçeve nga Prishtina ja kam sjellë UÇK-së në Ferizaj. Rreth 450 mijë marka ndihma i kam ndihmuar UÇK-në me Ilaçe”.

Si LDK nuk e kemi kundërshtua apo luftuar UÇK.

“Asnjë anëtarë të LDK-së nuk e kemi ndalur të kyçet në UÇK, madje i kemi inkurajuar të kontribuojnë për të. Unë si komandant isha i gatshëm të kyçem në luftë por për fat të keq divergjencat mes Bukoshit e Rugovës ma pamundësuan të luftojë me armë”, deklaroi Salihaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori