eksperti-banner

Zv. kryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot hapi mbledhjen e dytë të Komitetit Monitorues të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (Reform and Growth Facility – RGF), e cila u mbajt me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe zbatimit të reformave që sjellin rezultate të prekshme për qytetarët.


“Procesi i integrimit evropian nuk është vetëm një prioritet politik, por një investim strategjik në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë të vendit. Agjenda e Reformave është shndërruar në një instrument kyç për përshpejtimin e reformave dhe afrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Sali.

Ai falënderoi Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin Michalis Rokas dhe Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sali shtoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të suksesshme në rajon në zbatimin e Agjendës së Reformave, duke siguruar deri më tani mbi 142 milionë euro përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ndërsa vetëm në ciklin e fundit të vlerësimit janë miratuar 65.7 milionë euro, që paraqet shumën më të lartë të disbursuar në rajon./Telegrafi/