LAJMI I FUNDIT:

Sali e dorëzon MSH-në tek ministri i ri Fatmir Mexhiti

Sali e dorëzon MSH-në tek ministri i ri Fatmir Mexhiti

Ministri i deritanishëm i shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali ia ka dorëzuar detyrën e ministrit pasardhësit të tij, Fatmir Mexhiti i cili mbrëmë (27 shkurt) është votuar në Kuvend si ministër i ri i shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këta janë ministrat e rinj në Maqedoni
Lexo po ashtu Këta janë ministrat e rinj në Maqedoni

Pas marrjes së detyrës, Mexhiti tha “Fokusi im si Ministër i Shëndetësisë do të jetë që sistemi ynë shëndetësor të jetë i aksesueshëm, efikas dhe i përmbushur ndaj nevojave të të gjithë qytetarëve. Ne do të punojmë për të promovuar jetë të shëndetshme dhe për të ofruar burime dhe mbështetje për kujdesin preventiv, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të bëjnë jetën e tyre më të shëndetshme, tha ministri Fatmir Mexhiti.
Gjatë takimit me paraardhësin e tij, Ministri Mexhiti tha se beson se investimi në shëndetin e qytetarëve tanë është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe se mbetet i përkushtuar të punojë me profesionistët e kujdesit shëndetësor, palët e interesuara dhe drejtuesit e komunitetit për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Faleminderit për besimin tuaj tek unë dhe me padurim pres t’ju shërbej në këtë rol të rëndësishëm”, (sic) tha Ministri Mexhiti.


Përndryshe, Fatmir Mexhiti është ministër i shëndetësisë në Maqedoni dhe në këtë pozitë vjen pas inkuadrimit të ASH-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Mexhiti është mjek neurolog. /Telegrafi/