LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha thotë se tërmeti i 26 nëntorit zgjati 54 sekonda, publikon edhe një video

Sali Berisha thotë se tërmeti i 26 nëntorit zgjati 54 sekonda, publikon edhe një video

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se tërmeti i 26 nëntorit nuk ka zgjatur 30 sekonda por 54.

Berisha përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se tërmeti i 26 nëntorit nuk është regjistruar sepse është ndërprerë rryma, transmeton Telegrafi.


Tërmeti nuk zgjati 30 por 54 sekonda. Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës nuk u regjistrua. Sizmografit iu ndërpre energjia me lëkundjen e parë. Nuk kishte sipas rregullit burim të dytë rezerve, turp! Narkoshteti ka vetëm interesa mafioze. Kjo video tregon se tërmeti zgjati fiks 54 sekonda”, ka shkruar Berisha sipër videos së publikuar.

Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shqipëri kanë humbur jetën 52 persona dhe mbi 900 tjerë janë lënduar. Dridhjet e tokës kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale./Telegrafi/