Sali Berisha paralajmëron protestë më 8 janar


Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë tjetër kombëtare më datë 8 janar, 2022.
Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, shkruhet në posterin që mban njoftimin e protestës kombëtare.
Kujtojmë se ish kryeministri Berisha, i ka lënë si ‘ultimatum’ kreut të PD, Lulzim Basha datën 5 janar, për të liruar ambientet e zyrës. /news24/
Nga
Telegrafi
04/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































