Salah po kërkon nga Liverpooli t’i plotësojnë një ‘kërkesë të çmendur’ nëse duan që ai të qëndrojë
Detaje nga kërkesat e Mohamed Salah për t’u futur në negociata të reja me Liverpoolin për rinovimin e kontratës tashmë janë zbuluar.
Kontrata e Salah me gjigantin anglez pritet të skadojë në fund të sezonit 2024/2025, që do të thotë se ai po futet në muajt e tij të fundit të qëndrimit në klub.
Sulmuesi egjiptian ka qenë lojtari kryesor i suksesit të Liverpoolit këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 11 ndeshje deri më tani.
Me këtë në mendje, Liverpooli do të jetë i etur që të sigurojë të ardhmen e tij në klub sa më shpejt që të jetë e mundur dhe tani, disa detaje nga kërkesat e Salah raportohet se janë zbuluar.
Sipas Football Insider, Salah po kërkon një kontratë e cila do ta mbajë atë tek Liverpooli deri në verën e vitit 2027, atëherë kur do të jetë 35-vjeçar.
Ky lajm vjen nga raportimi i Gabriel Agbonlahor se Salah është pajtuar me kushtet personale me një klub nga Arabia Saudite, që i ka ofruar atij një ‘mega kontratë’.
Sidoqoftë, burimet kanë zbuluar se Liverpooli ‘nuk janë të shqetësuar’ për këto lajme dhe besojnë që do të mbeten në një pozitë të favorshme për t’i ofruar një kontratë të re.
‘Të Kuqtë’ besojnë se preferenca e Salah është që të qëndrojë në Angli tek Liverpooli, aty ku u transferua në verën e vitit 2017 nga Roma./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë