Salah largohet nga Liverpooli në janar, agjenti i egjiptianit zbuloi planin sekret të klubit nga Anfield

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli në janar, megjithëse disa tifozë të Reds kishin shpresuar se grindja me Arne Slott do të zgjidhej me largimin e trajnerit.
E ardhmja e yllit egjiptian në Anfield vazhdon të jetë e trazuar dhe tani kanë dalë lajmet e Salah do të largohet përfundimisht nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Liverpooli ka vendosur ta shesë Salahun në janar. Pavarësisht se klubi u tha gazetarëve se Liverpooli dëshiron ta mbajë Salahun për të qetësuar të gjithë, burimet thonë se drejtuesit e klubit kanë përmbysur të gjitha vendimet dhe kanë thënë se Salahu është një ish-lojtar”, shkruan fillimisht mediumi indykaila News.
“Slot nuk ka thënë asnjë fjalë, drejtori sportiv dhe lojtarët e mëdhenj po e tërheqin këmbëzën. Ata do ta shesin atë kur të vijë një ofertë me një shifër që ata do ta caktojnë dhe menjëherë do të aktivizojnë klauzolën e lirimit të Antoine Semenyos për ta zëvendësuar atë”.
“Agjenti i Salahut ka zbuluar komplotin sekret të Liverpoolit për ta shitur Mohamedin në Arabi Saudite pas shpine dhe kjo e ka zemëruar shumë yllin egjiptian".
“Salah është i hapur për të gjitha opsionet, duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Bayernin, por një ofertë nga Arabia Saudite mund të jetë më tërheqësja”.
“Slotit i është thënë se puna e tij është në rrezik dhe rezultatet duhet të përmirësohen menjëherë. Nëse Reali shkarkon Xabi Alonson në javët e ardhshme, Liverpooli do ta thërrasë atë menjëherë në Anfield. Menjëherë", mbyllet njoftimi i indykaila News.
🚨Exclusive:
BOMB DROP 💣!
𝐋𝐈𝐕𝐄𝐑𝐏𝐎𝐎𝐋 𝐉𝐔𝐒𝐓 𝐃𝐄𝐂𝐈𝐃𝐄𝐃 𝐓𝐎 𝐒𝐄𝐋𝐋 𝐌𝐎 𝐒𝐀𝐋𝐀𝐇 𝐈𝐍 𝐉𝐀𝐍𝐔𝐀𝐑𝐘!!
YES, YOU HEARD THAT RIGHT! 😱
Depisite the club briefing journalists this morning that Liverpool want to keep @MoSalah was to keep everyone calm.… pic.twitter.com/fcI5JDPzBF
— indykaila News (@indykaila) December 8, 2025
Si kujtesë, Salah ka qenë në stol në tre ndeshjet e fundit të Liverpoolit dhe pas duelit me Leeds, ai tha se marrëdhënia e tij me Slot është dëmtuar dhe se ndihet sikur klubi e ka lënë pas dore.
Salah ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime. /Telegrafi/




















































