LAJMI I FUNDIT:

Saimir Strati, me ekspozitë në Suharekë

Saimir Strati, me ekspozitë në Suharekë

Njeriu që renditet i pari ndër artistë në librin e rekordeve Guiness, për sa i përket thyerjes së rekordeve me mozaikët e tij, do të ketë ekspozitë personale në Suharekë, të hënën, më 24 shtator 2018, në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Fellbahut”.

Rekordin e 10-të për mozaikun më të madh me kapëse letrash, ai e realizoi në Prishtinë, me portretin e Nënës Tereze.


Strati është pothuajse çdo vit pjesëmarrës në Koloninë e Artistëve në Suharekë, por në edicionin e sivjetmë të festës së FESTAR-it ka vendosur që të shfaq punët e tij për një publik më të gjerë. /Theranda Post/