LAJMI I FUNDIT:

Sa vota morën të gjithë kandidatët për kuvende komunale – KQZ publikon rezultatet

Sa vota morën të gjithë kandidatët për kuvende komunale – KQZ publikon rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga Qendra e Numërimit të Votave për kandidatët në kuvende komunale.

Në web-faqen e KQZ-së, është publikuar lista me numri i të gjitha votave të numëruara nga QNR-ja.

Numrin e votave për secilin kandidat për kuvende komunale, nga partitë nëpër komuna të ndryshme e gjeni duke klikuar në këtë LINK.


Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare edhe për tri prej katër komunave të cilat nuk u certifikuan në mbledhjen e kaluar për shkak të ankesave që ishin drejtuar në PZAP.

KQZ certifikon rezultatet për kryetar në Ferizaj, Shtime e Podujevë – në Kllokot mbeten ende pa u certifikuar
Lexo po ashtu KQZ certifikon rezultatet për kryetar në Ferizaj, Shtime e Podujevë – në Kllokot mbeten ende pa u certifikuar

Komunat në të cilat u certifikuan rezultatet janë Podujeva, Shtimja e Ferizaj, kurse për rezultatet në Kllokot, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se duhet të presin ende.

“KQZ tani mund të bëjë certifikimin e rezultateve për Ferizajn, Shtime, Podujevë ndërkaq për Kllokot do të presim konfirmim zyrtar se a ka përfunduar shqyrtimi i ankesës në Gjykatën Supreme”, tha Radoniqi. /Telegrafi/