LAJMI I FUNDIT:

Sa vitaminë B5 na nevojitet sipas moshës? Është një nga më të rëndësishmet për jetën e njeriut

Sa vitaminë B5 na nevojitet sipas moshës? Është një nga më të rëndësishmet për jetën e njeriut
shorttutorials

Vitamina B5 është e domosdoshme për formimin e qelizave të gjakut dhe ju ndihmon të shndërroni ushqimin që hani në energji

Vitamina B5, e cila quhet edhe thartirë pantotenike, është një ndër vitaminat më të rëndësishme për jetën e njeriut.

Vitamina B5 është një ndër tetë vitaminat B, dhe që të gjitha këto ndihmojnë t’i shndërroni proteinat, karbohidratet dhe yndyrat të cilat i hani në energji.

Vitaminat B gjithashtu janë të nevojshme për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe syve, gjithashtu edhe për funksionim të duhur të sistemit nervor dhe mëlçisë, transmeton Telegrafi.

Burimet e vitaminës B5

Mënyra më e mirë që të jeni të sigurt që po merrni mjaftueshëm vitaminë B5 është që çdo ditë të hani ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar.

Gjendet në shumicën e perimeve, duke përfshirë brokolin, lakrën, pataten e ëmbël, drithërat… Burime të tjera të shëndetshme të B5 përfshijnë: kërpudhat, arrat, fasulet, bizelet, thjerrëzat, produktet e qumështit…

Sa vitaminë B5 ju nevojitet?

Ashtu si me shumicën e lëndëve ushqyese, marrja e rekomanduar e vitaminës B5 ndryshon sipas moshës.

▪ Fëmijët 6 muaj e më të vegjël 1.7 mg
▪ Fëmijët nga 7 deri në 12 muaj 1.8 mg
▪ Fëmijët 1-3 vjeç 2 mg
▪ Fëmijët 4-8 vjeç 3 mg
▪ Fëmijët 9-13 vjeç 4 mg
▪ 14 vjeç e lart 5 mg
▪ Gratë shtatzëna ose në laktacion 7 mg

Në përgjithësi, besohet se një numër i vogël njerëzish vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine. Megjithatë, njerëzit me mungesë B5 shpesh përjetojnë mangësi të tjera vitaminash në të njëjtën kohë.

Përdorimi kozmetik i Vitaminës B5

Vitamina B5 shpesh shtohet në produktet e flokëve dhe lëkurës, si dhe në kozmetikë. Në produktet e flokëve, B5 mund të ndihmojë në shtimin e volumit dhe shkëlqimit.

Thuhet gjithashtu se përmirëson strukturën e flokëve që janë dëmtuar nga stilimi ose kimikatet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori