LAJMI I FUNDIT:

Sa do të kompensohen familjet e viktimave të tragjedisë në Indi?

Sa do të kompensohen familjet e viktimave të tragjedisë në Indi?

Pronari i Air India-s u ofron kompensim familjeve të viktimave 100 mijë euro.

Grupi Tata, pronari i Air Indias, ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej afërsisht 100 mijë eurove familjeve të çdo personi që humbi jetën në aksidentin tragjik të aeroplanit në Ahmedabad.

Fat në fatkeqësi - flet shtetasi britanik që i mbijetoi rënies së aeroplanit në Indi
Lexo po ashtu Fat në fatkeqësi - flet shtetasi britanik që i mbijetoi rënies së aeroplanit në Indi

Ky njoftim vjen si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të mbështetur familjet e prekur nga kjo ngjarje e rëndë, shkruan skynews.


Në një deklaratë të publikuar, Natarajan Chandrasekaran, kryetari i Air Indias, thekson se përveç kompensimit për familjet e viktimave, kompania do të mbulojë edhe të gjitha shpenzimet mjekësore për pasagjerët që mbetën të lënduar në këtë aksident.

“Ne qëndrojmë të palëkundur pranë familjeve dhe komuniteteve të prekur gjatë kësaj kohe të paimagjinueshme”, tha Chandrasekaran, duke shprehur solidaritetin dhe përkushtimin e kompanisë për t’i qëndruar afër të gjithë të prekurve.

Ky hap i grupit Tata është një përpjekje për të adresuar pasojat e kësaj tragjedie dhe për të ndihmuar familjet të përballojnë humbjen dhe vështirësitë që kanë ardhur si pasojë e këtij aksidenti.

Ndryshe, të paktën 230 persona kanë vdekur në tragjedi ndërsa një raportohet se i ka mbijetuar rënies së aeroplanit. /Telegrafi/