LAJMI I FUNDIT:

Sa do të duhej të jetë njeriu i shëndoshë në mënyrë që dhjami do të mund të ndalte plumbin

Sa do të duhej të jetë njeriu i shëndoshë në mënyrë që dhjami do të mund të ndalte plumbin

Shkencëtarët i kanë dhënë përgjigje të saktë kësaj pyetjeje dhe ju do të befasoheni plotësisht

Laboratori Cavendish i Universitetit të Cambridge ka bërë testin në të cilin janë përpjekur që të llogarisin sa do të duhej patjetër të jenë të shëndoshë femra apo mashkulli që jetën e tyre të mos mund ta rrezikonte një plumb, transmeton Telegrafi.

Natyrisht që ndalja e plumbit me rastin e shpejtësisë së plotë më së shumti varet nga materiali në të cilin ai depërton, mirëpo edhe nga ajo se si janë shpërndarë shtresat e tyre, nga kalibri i kompozimit të plumbit, nga pluhuri në gëzhojë të plumbit (çfarë ndodh mu në shpejtësinë), si edhe nga faktorët e tjerë të dorës së dytë, për shembull kushtet meteorologjike.

Megjithatë, faktori më me ndikim në ndaljen e plumbit me rastin e depërtimit në trupin e njeriut është në shpërndarjen e energjisë impulsive të plumbit ashtu që ai mund të bëjë vetëm dëm të vogël apo pothuajse kurrfarë dëmi.

Kjo do të thotë që duhet patjetër të jeni të aftë të absorboni energjinë e plumbit.

Indet yndyrore, kur është fjala për trupin e njeriut, në të vërtetë janë energjia e shtresuar e metabolizmit gjatë një kohe të gjatë kohore.

Në esencë, yndyrat janë mbrojtës natyralë të organeve të njeriut nga shoku i cili vjen nga ambienti i jashtëm (natyrisht, pos funksioneve të tjera).

Mirëpo, shkencëtarët kanë synuar të mësojnë sa është e saktë ajo që duhet të jetë shtresë e trashë e yndyrës që plumbi të mos mundë të depërtojë e t’i lëndojë mjaftueshëm organet. Përkatësisht, cila trashësi e trupit është e mjaftueshme të absorbojë energjinë e plumbit.

Për të studiuar këtë kanë përdorur një produkt rezistues të mbushur me xhelatinë, pasi ka dendësi të ngjashme si edhe yndyra. Kjo e gjitha është diç në formë xheli balistik i cili përdoret në ndërtimin e shumë modeleve të trupit të njeriut.

Plumbi i shkrepur në gypin xhelatinoz të trashë 36 cm nga revolja me gaz, e mbushur me helium me shtypje të lartë, e cila çon deri aty që plumbi të dalë shumë shpejt nga gypi dhe të fluturojë pothuajse me shpejtësi tepër të madhe.

Shpejtësia e shënuar e plumbit ka qenë 500 m/s, ndërkaq shpejtësia e daljes 180 m/s. Megjithatë, është llogaritur trashësia të cilën do të duhej ta kishte njeriu për ta ndalur plumbin e tillë, dhe ajo është 72 centimetra.

Nuk ishte e lehtë as për shkencëtarët që ta dëshmonin këtë, por as neve që ta mendojmë njeriun i cili gjithkah përreth vetes të ketë nga 72 cm vetëm dhjamë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori