Rrjetet sociale imponojnë standarde të bukurës të cilat, në të vërtetë, janë shumë larg nga standardet natyrale njerëzore: hunda shumë të vogla, buzë të trasha, kocka të mprehta të faqeve dhe gjëra tjera që i bëjnë femrat më joshëse.

Nuk është befasi se femrat të cilat duan t’i përmbushin këto standarde, vendosin që të bëjnë ndryshime radikale, transmeton Telegrafi.


Kështu, ato i vizitojnë kozmetologët dhe kirurgët plastikë.

Por, për t’u bërë një “fytyrë e bukur e Instagram-it” merr shumë kohë dhe para.

Sa saktësisht? Më poshtë i gjeni detajet!

Për një hundë si të Angelina Jolie duhet t’i shpenzoni përafrisht 3,000 dollarë

1 163

Për buzë si të Kylie Jenner duhet t’i shpenzoni përafërsisht 1,500 dollarë

2 56

Për kocka të mprehta në faqe sikur Kim Kardashian duhet t’i shpenzoni rreth 3,150 dollarë

3 45

Për sy sikur të Bella Hadid duhet t’i shpenzoni rreth 3,200 dollarë

4 37

Për mjekër si të Beyonce duhet t’i shpenzoni rreth 3,000 dollarë për implante

5 28

Për dhëmbë si të Blake Lively duhet t’i shpenzoni rreth 2,500 dollarë

6 22

Nëse i bën bashkë të gjitha çmimet, kostoja finale e një “fytyre për Instagram” duket se është rreth 20,000 dollarë.

Këtu nuk janë numëruar produktet e shumta të bukurisë të cilat i përdor çdo yll i Instagramit.

Pra, njerëzit sot i kushtojnë shumë vëmendje pamjes fizike dhe e konsiderojnë si matës të suksesit.

Paaftësia për t’u përshtatur me standardet e bukurisë, edhe nëse personi e din sa të parëndësishme janë, konsiderohet si dështim e që pastaj shpie në shumë probleme psikologjike. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side