Institucioni që grumbullon rreth 1 miliardë euro në vit për buxhetin e Kosovës, drejtohet nga zyrtarët që kanë deklaruar pasuri prej qindra mijëra eurove në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Madje shumë prej drejtuesve të këtij institucioni i kanë të punësuara edhe bashkëshortet në Dogana.
Kështu drejtori i përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit një shtëpi në vlerë prej 160.000 euro, si dhe një lokal prej 200 metra katror që e ka vlerësuar zero euro. Ai ka tri vetura në vlerë prej 20 mijë euro, përderisa paga e tij mujore është mbi 1500 euro. Rafuna po ashtu ka deklaruar 600 euro të hyra nga qiraja e lokalit. Ndërsa bashkëshortja e Rafunës ka deklaruar pagë mujore prej 800 euro, raporton Zeri.info.
Bashkim Arifi, udhëheqës i departamentit në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth 500.000 euro, si dhe një veturë që vlen 9000 euro. Paga e tij mujore është 1100 euro.
Agim Nika, udhëheqës rajonal i Doganës, nuk ka deklaruar patundshmëri në formularët e deklarimit të pasurisë, derisa paga e tij vjetore është mbi 15.000 euro.
Blerim Krasniqi,u.d i drejtorit në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 350.000 euro dhe 24.000 euro para të gatshme në bankat komerciale. Ai ka deklaruar të hyra vjetore prej rreth 30.000 euro bashkë me gruan, e cila po ashtu i punon në Dogana.
Bajram Rexha, drejtor në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth gjysmë milioni euro, si dhe rreth 87.000 euro hua që i ka marrë nga disa persona fizik për blerje të patundshmërive. Paga e tij mujore në Dogana është 1300 euro, raporton Zeri.info.
Ibrahim Xhaka, udhëheqës departamenti në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 250.000 euro, si dhe vetura në vlerë prej 23.000 euro. Ai ka të hyra mujore prej 2000 euro bashkë me gruan, e cila poashtu i punon në Dogana. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit