LAJMI I FUNDIT:

Sa ishte në rrezik “valixhja bërthamore” ndërsa Mike Pence ishte larguar nga Capitol, kur protestuesit sulmuan ndërtesën?

Sa ishte në rrezik “valixhja bërthamore” ndërsa Mike Pence ishte larguar nga Capitol, kur protestuesit sulmuan ndërtesën?

Zyrtarët ushtarakë që mbikëqyrin procesin e autorizimit “për të lansuar armët bërthamore” nuk ishin në dijeni më 6 janar se ndihmësi ushtarak i atëhershëm i zëvendëspresidentit Mike Pence që mbante “valixhen bërthamore” ishte potencialisht në rrezik ndërsa protestuesit u afruan gjatë kryengritjes së dhunshme në Capitol, sipas një zyrtari të mbrojtjes.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, zëvendëspresidenti shoqërohet gjithmonë nga “një kopje rezervë e valixhes bërthamore”, e cila përmban pajisjet për të kryer urdhra për të filluar një sulm bërthamor.


Ajo duhet të jetë gati në çdo kohë dhe është identike me atë që mban presidenti, në rast se ky i fundit “bëhet i paaftë”.

Dhe siç vë në pah CNN, Komanda Strategjike e SHBA-së u bë e vetëdijshme për peshën e incidentit pasi pa një video të mërkurën që tregon Pence, agjentët e tij të Shërbimit Sekret dhe një oficer ushtarak që mbanin valixhen me informacione të klasifikuara duke vrapuar shkallëve brenda Capitolit për të arritur në një vend më të sigurt.

“Ndërsa protestuesit arritën në majë të shkallëve, ata ishin brenda 100 metrave nga vendi ku ishte strehuar zëvendëspresidenti me familjen e tij, dhe ata ishin vetëm disa metra larg nga një prej dyerve të kësaj dhome”, ka thënë Stacey Plaskett, një nga menaxherët e fajësimit, duke shpjeguar në gjyqin e senatit të mërkurën.

Në një video, turma mund të dëgjohet duke brohoritur “Vareni Mike Pence” ndërsa qëndron në një portë të hapur të Capitolit.

Kështu, thekson CNN, nuk është e qartë nëse elementë të tjerë të sigurisë kombëtare të qeverisë siç janë Këshilli i Sigurimit Kombëtar ose zyrtarë të lartë në Pentagon ishin në dijeni të peshës së pozitës së Pence dhe atyre të ekipit të tij.

Gjithsesi, më 6 janar oficeri ushtarak ishte në gjendje të mbante kontrollin e “valixhes” rezervë në çdo kohë dhe Presidenti ishte brenda Shtëpisë së Bardhë, tha zyrtari.

Edhe nëse protestuesit do ta kishin kapur atë, ata nuk mund të kishin përdorur ndonjë informacion për shkak të kontrolleve të sigurisë në sistem, ka shtuar zyrtari.

Meqenëse ata kurrë nuk e humbën kontrollin e “valixhes” dhe presidenti i atëhershëm Donald Trump ishte i sigurt, ata nuk kishin pse të çaktivizonin sistemin e Pence.

Por incidenti ngre pyetjen nëse statusi i “valixhes bërthamore” ishte llogaritur mjaftueshëm në çdo kohë.

CNN thotë se Pentagoni nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me videon e Pence për shkak të ndjeshmërisë përreth çështjeve të armëve bërthamore.

Gjithashtu, edhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar gjithashtu nuk ka pranuar të komentojë rreth një çështje të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori